KORRIDORI 8 | Kovaçevski: Me këtë projekt, RMV po bëhet udhëkryq në Ballkan

    Në ditën e vënies së gurthemelit të korridorit 8-të që mundëson lidhje e autostradave Kumanovë – Shkup, Tetovë – Gostivari, Kërçovë – Strugë, më pas për të vazhduar deri në Tiranë, Durrës dhe Vlorë, ka folur edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski, raporton Nistori.

    Kryeministri tha se me këtë projekt, RMV po bëhet udhëkryq në Ballkan, duke shtuar se në këtë mënyrë ndërtohet ekonomia dhe e ardhmja.

    “Nëse RMV deri tani ka qenë rreth rrotullim, tani me korridorin 8 bëhet udhëkryq i vërtetë për Ballkanin. Kjo është e ardhmja jonë, vetëm me investim në projekte kapitale sigurojmë mundësi për ekonominë, komunitetin e biznesit, kontribuojmë në lidhje funksionale dhe moderne të rrugëve në gjithë këtë rajon”, deklaroi ndër të tjera ai.

    Fjalë rasti morën edhe kreu i BDI Ali Ahmeti, ambasadorja e Shteteve të bashkuara Angela Aggeler, zëvendëskryeministri i parë shqiptar, Artan Grubi, kreu i ASh-së Arben Taravari, ministri Bllagoj Boçvarski dhe Ejup Ristemi. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    KORRIDORI 8 | Ahmeti: Të lidhësh me ura e brigje një Ballkan të tërë, është punë e ndritshme

    Lajmi i rradhës

    KORRIDORI 8 | Aggeler: Kam besim se ndërtimi do të zhvillohet shpejtë dhe me sukses

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë