Korridori 8 dhe 10D | BDI: Ëndrra e madhe më në fund po realizohet!

    Bashkimi Demokratik për Integrim ka përshëndetur miratimin e kontratës për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D nga ana e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut e njëkohësisht përgëzon Komitetin për negociata për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D për finalizimin e bisedimeve për ndërtimin e këtij projekti historik, njofton Nistori.

    Realizimi i investimit më të madh kapital në historinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të kontribuoje jo vetëm në infrastrukturën rrugore dhe modernizimin e saj por edhe në cilësinë e jetës, ekonominë e vendit si dhe lidhje me rrugë më cilësore me vendet fqinje si dhe me Korridoret ndërkombëtare.

    Bashkimi Demokratik për Integrim uron qytetarët për këtë arritje historike.

    Projekti madhor Korridori 8 do të shtrihet në gjatësi prej 68 Km përmes një autostrade me 6 korsi që do të lidhë Tetovën me Gostivarin, Kërçovën, Strugën e deri në Qafë Thanë, kurse Korridori 10-D do të lidh Prilepin dhe Manastirin dhe si projekt shtrihet në gjatësi prej 40 km dhe realizohet me 6 korsi, derisa periudha e realizimit të projektit është 6 vite nga fillimi i punimeve.

    Ëndrra e madhe më në fund po realizohet!

    Ndryshe, sot u nënshkrua marrëveshja për Korridorin 8 dhe 10D mes Qeverisë së RMV-së dhe Behtel-Enka, e cila do të kushtojë 1.3 miliardë euro 

    U nënshkrua marrëveshja për Korridorin 8 dhe 10D mes Qeverisë së RMV-së dhe Behtel-Enka. Projekti do të kushtojë 1.3 miliardë euro ose 12 milionë euro për kilometër, i cili duhet të shtrihet nga Tetova deri në Qafathanë dhe do të duhet të përfundojë deri në vitin 2027.

    “Po nënshkruajmë një nga marrëveshjet më të rëndësishme në historinë e vendit tonë. Po fillojmë me realizimin e një prej projekteve infrastrukturore më të rëndësishme dhe më të mëdha në vend. Ky projekt historik nënkupton realizimin e një përcaktimi madhor strategjik. Investimet në infrastrukturën rrugore janë një nga prioritetet kryesore të Qeverisë, të cilave ne i kushtojmë vëmendje të veçantë sepse po zhvillojmë infrastrukturën që do të thotë zhvillim i ekonomisë”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski.

    Ai shtoi se përmes seksioneve të këtyre korridoreve, Maqedonia e Veriut bëhet një rrugë transporti edhe më e rëndësishme rajonale dhe ndërkombëtare, por edhe më e dukshme në hartën historike botërore.

    Drejtori i Ndërmarrjes Publike për rrugë shtetërore, Ejup Rustemi theksoi se sot po nënshkruhet një marrëveshje për gjeneratat e ardhshme, marrëveshje për të ardhmen e çdo qytetari të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

    “Me këtë Marrëveshje do të fillojë ndërtimi në katër linja rrugore, përkatësisht: Tetovë – Gostivar, Gostivar – Bukojçan, autostrada Trebenisht – Strugë – Kfasan, dhe magjistrale Prilep – Manastir. Fillimi me realizimin e katër seksioneve autostradë është një moment historik, sepse është projekti më i madh infrastrukturor në vendin tonë deri më tani në sektorin rrugor, i cili do të kontribuojë në një zhvillim më të shpejtë ekonomik, lidhje më të mira me fqinjët dhe korridoret ndërkombëtare. sa më shpejt dhe më i sigurt udhëtimi i pjesëmarrësve në komunikacion”, tha Rustemi, në fjalën e tij.

    Drejtori i Behte, Mark Alison tha se do ta realizojnë sipas standardeve më të larta.

    “Është kënaqësi të jem këtu. Jam i kënaqur që do të punojmë me Qeverinë e RVM-së në këtë projekt vërtet emocionues të transportit. Lidhjet rrugore në të gjithë rajonin dhe në Maqedoninë e Veriut janë vërtet të rëndësishme. Behtel dhe Enka kanë një histori të gjatë në ofrimin e projekteve dhe projekteve veçanërisht komplekse. Ne kemi marrë përgjegjësinë për të ruajtur standardin më të lartë që është shumë serioz për këtë projekt. Mezi presim fillimin e tij. Faleminderit për mundësinë”, tha Mark Alison, drejtor i Përgjithshëm në Behtel.

    “Për këtë projekt tashmë në Buxhetin e këtij viti janë parashikuar 244 milionë euro. Pres menaxhim të mirë të proceseve, kemi shumë sfida përpara në terren, por pres që të gjithë të bëjmë përpjekjet më të mira dhe të arrijmë objektivat e vendosura për infrastrukturë moderne dhe cilësore”, tha ministri i Transportit dhe Lidhjeve Blagoj Boçvarski.

    Në nënshkrim morën pjesë ambasadorët e SHBA-së dhe Turqisë në vend, Angela Ageler dhe Hasan Mehmed Sekizkok.

    Kujtojmë se dje me propozim të Komitetit për Negociata për Ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi kontratën për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D.

    Miratimi i kontratës për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D erdhi pas katër javëve negociata të cilat janë realizuar në mes të konsulentit për transaksion financiar të Qeverisë, IRD dhe konzorciumit ndërkombëtar Bechtel Enka.

    “Ditë e madhe sot në Komitetin drejtues dhe në Qeveri ku shqyrtuam raportin e konsulentit tonë mbi negociatat me konzorciumin Bechtel Enka për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10-D si dhe miratim përmbajtjen dhe nënshkrimin e kontratës”, është shprehur Artan Grubi, zv. kryeministër.

    Lajmi Paraprak

    “20 vite i kam dhënë votën BDI-së dhe jam i revoltuar”; “Sellcën e ka mbyt nepotizmi, pashkollimi” | “Grupi i zjarrit” dëgjon hallet e banorëve të malësisë së Tetovës

    Lajmi i rradhës

    NËNËS SIME

    Lajme tjera

    TË RINJ PA PUNË!

    Turizmi, që këtë vit preku shifra rekord, zhvilloi ekonominë, por pavarësisht kësaj, shumë të rinj janë ende pa…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë