Korridori 8, Qeveria nuk heq dorë nga Ligji për autostradat

    Edhe pse Antikorrupsioni ka kontestuar në Gjykatën Kushtetuese, Ligjin për Ndërtimin e Korridoreve 8 dhe 10D pa tender, gjë që sipas tyre lë hapësirë për korrupsion, qeveria nuk heq dorë.

    Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bocvarski, megjithatë nuk deshi të  komentojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese, veçanërisht kur ato nuk janë marrë ende.

    Edhe pse kemi hyrë në periudhën parazgjedhore, ku zyrtarëve publikë u ndalohen aktivitetet promovuese, Kryeministri Zaev dhe ministri Boçvarski ndërkohë inspektuan sot rrugën Krivogashtani-Zhitoshe, duke premtuar përmirësim të jetës së banorëve lokalë me përfundimin e saj.

    “Në fund, vendos Gjykata Kushtetuese. Kështu që nuk do të doja të komentoja se çfarë do të ndodhte, as  të komentoj vendimet e Gjykatës Kushtetuese, veçanërisht në një kohë kur ato nuk janë  marrë ende. Qëllimi  ynë është që të kemi rrugë moderne dhe të sigurta, të ndërtuara sipas të gjitha standardeve, shpejt dhe me efikasitet në mënyrë që korridoret ndërkombëtare, Korridori 8 dhe 10D, të mos na anashkalojnë si shtet gjatë procedurës” – tha Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoja Boçvarski.

    Lajmi Paraprak

    “Në këto shtëpi ku nuk hyje, në fakt kishe hyrë përditë, në këto pllaka të rrugës ke lënë një pjesë të trupit, të gjakut dhe të zemrës sate”

    Lajmi i rradhës

    Ministrja Shahpaska në takim me drejtorët e kopshteve të Shkupit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë