Korrupsioni mbetet “terapi” në shëndetësinë e Maqedonisë

    Hulumtimi më i fundit i shoqatës ESE konfirmon se korrupsioni është thellësisht i rrënjosur në shëndetësinë publike.

    Nga 1.200 qytetarë të anketuar, deri në 200 prej tyre u është kërkuar ryshfet ose vetë kanë ofruar para për të marrë një shërbim shëndetësor.

    Gjetjet kryesore të hulumtimit tregojnë se më së shpeshti paguhet “nën dorë” për shërbime specialistike, trajtim spitalor dhe operacione, ndërsa shkaqet kryesore janë mungesa e termineve të lira dhe numri i vogël i specialistëve.

    Përveç në para të gatshme, korrupsioni shfaqet edhe në forma të tjera si dhurata, detyrim për të blerë barna në farmaci të caktuara ose dërgim në klinika private. Tronditëse është se në tre raste është kërkuar madje edhe marrëdhënie seksuale në këmbim të shërbimit.

    Qytetarët nga zonat rurale janë më të ekspozuar ndaj zhvatjes. Hulumtimi tregon se punonjësit shëndetësorë meshkuj më shpesh kërkojnë ryshfet sesa femrat.

    Çdo e katërta grua ka dhënë ryshfet te gjinekologu për një shërbim më të mirë, ndërsa çdo e pesta është e gatshme të japë para gjatë shtatzënisë ose lindjes.

    Problemi ndërlikohet edhe më shumë pasi qytetarët shpesh e barazojnë ryshfetin me një “shenjë mirënjohjeje”, gjë që e vështirëson zbulimin dhe luftimin e këtij fenomeni.

    Burimi: 24info.mk

    Lajmi Paraprak

    Nuk ka pasur kontrolle të rregullta në diskoteka dhe kabare deri në tragjedinë në Koçan

    Lajmi i rradhës

    Besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë