“Korrupsionin e kemi njësoj”, mediumi italian sjell një skeç humori me figurën e Edi Ramës (Video)

    Edi Rama ka qenë personazhi i radhës në shfaqjen televizive Fratelli di Crozza me regji të Maurizio Crozza dhe që transmetohet në kanalin Nove, në shtetin fqinj, Itali.

    Në video duket sikur po zhvillohet një dialog mes Crozza dhe Ramës, i cili u vu menjëherë në dispozicion Italisë për ta ndihmuar rreth emigrantëve.

    Me një theks të paqartë sicilian, “kryeministri” shqiptar i drejtohet homologes italiane, Giorgia Melonit  gjatë gjithë intervistës për të marrë miratim e saj dhe kur pyetet pse i drejtohet gjithmonë për miratim, ai thotë se është për shkak të zakonit.

    Në dialogun virtual, Rama pyetet nga moderatori se çfarë do të bëjë Shqipëria që të hyjë në Bashkimit Evropian, ai shprehet se vendi i tij është atje edhe nëse nuk është BE.

    Më pas ai shton se Italia dhe Shqipëria janë kushërinj, dhe se kushëri pyetet, se jemi pothuajse të njëjtë dhe se Italia është e para dhe ne të dytët, raporton syri.net.

    “Shqipëria dhe Italia jemi të sjellshëm, puthim duart në shenjë respekti. Një fytyrë (korrupsionin e kemi njësoj)’ , shprehet ‘Rama’.

    Lajmi Paraprak

    Mickoski synon të fitojë 61 deputetë

    Lajmi i rradhës

    Rrugëtimi i një kinezi përmes Ballkanit për në BE

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë