“Korrupsionin e prodhojmë me të gjithë “forcën””

    Rafajllovski: Gjermania po shndërrohet në një armik ekonomik për Ballkanin

    Edhe përkundër që Gjermania ka kontributin e saj ekonomik në Ballkan, me njoftimin e fundit se planifikon të marrë afro 50 mijë punëtorë të pakualifikuar nga Ballkani, ajo po shndërrohet në një armik ekonomik për rajonin, kështu vlerësoi biznesmeni Goran Rafajllovski në “Magazina Ekonomike, në Alsat, përcjell Nistori.

    “Gjermania për momentin është armiku më i madh i gjithë Ballkanit. Është fakt se Gjermania nga njëra anë po ofron mjete, ndihmon e kështu me radhë, por nga ana tjetër me shpalljen për 50 mijë punëtor të pakualifikuar nga Ballkani, është armik serioz. Bëhet fjalë për një shifër shumë të madhe, përfshi edhe ikjen në vendet tjera, i bie që të humbim 1.5 milionë njerëz të aftë për punë… ne nuk do të kemi ekonomi”, tha Rafajllovski. 

    Korrupsionin e prodhojmë me të gjithë “forcën”

    Rafajllovski vlerëson se përpjekjet e paralajmëruara të ShBA-së për të marr pjesë në zgjidhjen e çështjes së korrupsionit në vend, nuk do të jep rezultate serioze, sepse siç shprehet ai, ata mund të hulumtojnë deri në një shkallë, ndërsa korrupsioni në vend i ka rrënjët e thella në të gjitha fushat.

    “Korrupsioni është në çdo nivel, tekstualisht. Dhe ne e prodhojmë me gjithë forcën. Që të mund dikush të vij nga SHBA-ja dhe të thotë se do ta zgjidh korrupsionin, mund të thotë se do ta zgjidh korrupsionin, posaçërisht për udhëheqësin më të lartë të cilën mund ta përcjell. Por çfarë bëjmë me eshalonët nga poshtë. Në cilëndo ministri, çfarëdo kërkese të dorëzoni, ua mbajnë në sirtar që nga portieri. Që të arrij atje ku duhet, do t’ju zhvatin si budalla. Nga 100 euro e më tepër, vetëm që ta dërgojnë për shqyrtim”, shtoi Rafajllovski. 

    Lajmi Paraprak

    ZBUTJE E KRIZËS | Paga minimale me rritje nga marsi

    Lajmi i rradhës

    HRW: Një vit plot tensione, kërcënime dhe shkelje të të drejtave të njeriut

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë