KQZ publikon rezultatet për 99.09 % të votave të numëruara

    Rezultatet preliminare të KQZ-së për 99% të votave të numëruara Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke publikuar në kohë reale numrin e votave të numëruara.

    Me 99.09% të votave të numëruara deri në orën 18:58, Vetëvendosje renditet e para me 338 mijë e 948 vota apo 40.81%.

    Partia Demokratike e Kosovës, sipas këtyre rezultateve, ka marrë 22.16% të votave apo 184 mijë e 040 vota.

    Lidhja Demokratike e Kosovës është e treta deri më tani me 17.60% apo 146 mijë e 147 vota.

    Koalicioni AAK-NISMA, Intelektualët, Konservatorët kanë 7.46% të votave apo 61 mijë e 668. /Kallxo/

    Rezultatet preliminare të KQZ-së për 97.71% të votave të numëruara Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke publikuar në kohë reale numrin e votave të numëruara.

    Me 97.71% të votave të numëruara deri në orën 17:12, Vetëvendosje renditet e para me 336 mijë e 249 vota apo 40.94%.

    Partia Demokratike e Kosovës, sipas këtyre rezultateve, ka marrë 22.11% të votave apo 181 mijë e 616 vota.

    Lidhja Demokratike e Kosovës është e treta deri më tani me 17.67% apo 145 mijë e 103 vota.

    Koalicioni AAK-NISMA-Intelektualët-Konservatorët kanë 7.44% të votave apo 61 mijë e 118.

    Rezultatet në kohë reale mund t’i ndiqni në këtë LINK.

    Në bazë të 92.10% të dhënave të procesuara nga KQZ, në zgjedhje kanë marrë pjesë 799 mijë e 954 votues.

    Sipas KQZ-së, rezultatet preliminare nuk përfshijnë: votat me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta dhe votat jashtë Kosovës. /Kallxo/

    Komisioni Qendror i Zgjedhave ka dal me statistika të reja deri në orën 11:04, ku janë numëruar 90.09 për qind e votave, sipas së cilave, Lëvizja Vetëvendosje prin me 41.00 për qind, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 22.35 për qind, Lidhja Demokratike 17.58 për qind, e katërta me radhë është AAK-Nisma me 7.56 për qind të votave. Këto të dhëna mund të ndryshojnë deri në numërimin e të gjitha votave, përcjell Nistori.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bën dë ditur në faqen e vet se pas numërimit të 90.09% për qind e votova, Lëvizja Vetëvendosje prin me më së shumti vota.

    Akoma nuk janë numëruar as votat me kusht dhe ato të mërgatës.

    Sipas KQZ-së, dalja në votime ka qenë rreth 42 përqind, por pa llogaritur votat me kusht dhe ato të diasporës. Pritet që gjatë ditës të numërohen të gjitha votat.

    KQZ ka pasur probleme me sistemin gjatë natës së kaluar dhe votat janë në kompjuter në mënyrë manuale, siç tha kryetari i KQZ Radoniqi. Ai kërkoi falje për këto gabime në sistetem, por kjo ka shkaktuar spekulime të shumta të partive dhe mediave e exit polleve për rezultatet e zgjedhjeve.

    Komisioni Qendror i Zgjedhave ka dal me statistika të reja deri në orën 11:04, ku janë numëruar 90.09 për qind e votave, sipas së cilave, Lëvizja Vetëvendosje prin me 41.00 për qind, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 22.35 për qind, Lidhja Demokratike 17.58 për qind, e katërta me radhë është AAK-Nisma me 7.56 për qind të votave.

    Këto rezultate preliminare nuk përfshijnë votat me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta, si dhe votat jashtë Kosovës.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se të dhënat për procesin e votimit do të mblidhen në mënyrë manuale nga të gjitha vendvotimet, për shkak të mosfunksionimit të aplikacionit.

    Ndryshe, rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të vitit 2021, tregojnë se LVV ka marrë 438.335 vota ose 50,280 për qind, PDK 148.285 vota 17,009 për qind, LDK me 110.985 vota ose 12,731 për qind dhe AAK me 62.111 vota ose 7,124 për qind.

    Këtu mund t’i ndiqni rezultatet e përditësuara të KQZ-së!

    Janë numëruar 73.04% për qind të votave dhe LVV është 41.99 për qind, PDK-22.68 për qind derisa LDK – 17.90 për qind të votave.

    Sipas të dhënave Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, janë numëruar 73.04% e votave, dhe deri më tani rezultatet janë:

    Lëvizja Vetëvendosje (LVV) me 41.99 % (258,020 vota)

    Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 22.68% (139,357 vota)

    Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 17.90% (109,986 vota)

    AAK – Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma me 7.56% (46,434 vota)

    Lista Serbe me 2.98% (18,313 vota)

    Koalicioni për Familje me 2.29% (14,094 vota)

    Janë numëruar 50.89 për qind të votave dhe LVV është 37. 50 për qind, PDK-29.80 për qind derisa LDK – 16.29 për qind të votave.

    Sipas të dhënave Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, janë numëruar 50.89% e votave, dhe deri më tani rezultatet janë:

    Lëvizja Vetëvendosje (LVV) me 37.50% (166,031 vota)

    Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 29.80% (131,940 vota)

    Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 16.29% (72,138 vota)

    AAK – Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma me 5.00% (35,073 vota)

    Lista Serbe me 1.15% (10,104 vota)

    Koalicioni për Familje me 1.09% (8,856 vota)

    Zëdhënësi i Komisionit Qendror Zgjedhor, Valmir Elezi ka thënë se për shkak të interesimit të madh të qytetarëve për t’u qasur në platformën e rezultateve, është shkaktuar mbingarkesë në sistem. 

    “Të gjitha ekipet e KQZ-së janë duke punuar në terren dhe duke dërguar të dhënat të cilat po bëjmë përpjekje që t’i transmetojmë në kohë sa më të shpejtë”- tha Elezi për KALLXO.com.

    Ai tha se KQZ është duke mbledhur të dhënat pas numërimit të fletëvotimeve nga vendvotimet. Janë evidente probelemet teknike në platformë. 

    “Të dhënat janë duke u mbledhur nga terreni dhe më pas do të publikohen nga KQZ”- shtoi ai.

    Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ia ka huqur me përditësimin e të dhënave për qytetin e Pejës.

    Janë numëruar 23.5 për qind të votave dhe LVV është 55.7 për qind, PDK-23 për qind derisa LDK – 9 për qind.

    Sipas të dhënave Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, janë numëruar 23.65% e votave, dhe deri më tani rezultatet janë:

    Lëvizja Vetëvendosje (LVV) me 55.77% (178,054 vota)

    Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 25.39% (81,077 vota)

    Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 8.99% (28,718 vota)

    AAK – Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma me 5.00% (15,964 vota)

    Lista Serbe me 1.15% (3,672 vota)

    Koalicioni për Familje me 1.09% (3,476 vota)

    Në bazë të rezultateve të exit-polleve të prezantuara nga mediumet në ora 19:00 prin për nga numri i votave Lëvizja Vetëvendosje, njofton Kallxo.

    Sipas projeksionit të KOHA-s, LVV ka fituar 42.3 për qind të votave, 21.3 për qind PDK, 20.4 për qind LDK, 6.3 për koaliconin AAK- NISMA, 2.1 për qind Lista për Familjen.

    Sipas exit-poll-it të publikuar nga RTV Dukagjini, LVV ka fituar 40.3 për qind të votave,  PDK 21.4 për qind, LDK 19.3 për qind, AAK-Nisma 7.2 për qind.

    Exit poll-i publikuar nga Klan Kosova, LVV 38.02 , PDK 22.4, LDK 20.1, AAK-NISMA 7.6 për qind.

    Exit poll-i i “Albanian Post” dhe T7, LVV 37 për qind, PDK 23 për qind, LDK 20 për qind dhe AAK-NISMA 8 për qind.

    Sipas raportimeve të Demokracisë në Veprim (DnV), procesi i votimit në Kosovë po zhvillohet në mënyrë të qetë dhe pa incidente të theksuara që nga hapja e vendvotimeve.

    Deri në orën 17:00, 38.9% e qytetarëve me të drejtë vote, nga gjithsej 1,970,944 votues të regjistruar, e kanë shfrytëzuar të drejtën kushtetuese për të votuar.

    Dalja e votuesve ka qenë mbi mesataren në rajonin e Prishtinës, ku pjesëmarrja ka tejkaluar 40%, si dhe në rajonin e Ferizajt.

    Në rajonet e Gjilanit dhe Mitrovicës së Jugut DNV kanë raportuar një dalje mesatare, ndërsa rajonet e Prizrenit, Pejës dhe Gjakovës kanë shënuar një pjesëmarrje nën mesatare.

    DnV gjithashtu ka raportuar për disa vështirësi që kanë hasur votuesit për të gjetur emrin e tyre në listën zgjedhore dhe për të identifikuar vendvotimin e saktë.

    Këto vështirësi mund të jenë rezultat i ndryshimeve në Qendrat e Votimit nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

    Kandidati i Listës Serbe për deputet, Milan Kostiq nuk ka respektuar heshtjen zgjedhore, duke e thyer atë.

    Kostiq ka publikuar një thirrje për të votuar partinë e tij, e përveç kësaj ai u ka sugjeruar serbëve edhe numrat e kandidatëve për të cilët duhet të votojnë.

    Mesazhi i tij gjithashtu përmbante gjuhë nacionaliste ku shkruhej “të gjithë për Serbinë”.

    Me Ligjin e ri sipas nenit 37, “heshtja zgjedhore fillon” nga hapja e Qendrave të Votimit në ora 07:00, e deri në mbylljen e tyre në ora 19:00.

    Heshtja zgjedhore është ligjërisht e zbatueshme. Gjatë kësaj periudhe kohore nuk lejohet asnjë fushatë aktive, e po ashtu edhe informimi për sondazhet e opinioneve është i ndaluar.

    Kryetari i fshatit Pozheran në qytetin e Vitisë, Ilir Zuka, i cili është edhe këshilltar komunal, dyshohet së është sulmuar nga persona të panjohur deri sa ka qenë në shoqëri të vëzhguesve të Komisionit Evropian.

    Dy personat e dyshuar për sulmin ndaj tij janë arrestuar nga Policia e Kosovës dhe të njëjtit janë liruar në procedurë të rregullt.

    Lajmin per Kallxo e ka konfirmuar Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës në Gjilan.

    “Mund të ju them se nuk lidhet me proces zgjedhor, dy persona janë arrestuar dhe janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti është cilësuar si sulm”- tha Hashani për KALLXO.com më 09.02.2025.

    Ngjarja ka ndodhur jashtë shkollës “Kongresi i Manastirit” e cila po shfrytëzohet si qendër votimi në Pozheran.

    Siç njoftojnë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), për të ushtruar të drejtën e votës në Maqedoninë e Veriut janë paraqitur 55 qytetarë. Prej atje thonë se dita e djeshme e zgjedhjeve në ambasadat dhe konsullatat e Kosovës jashtë vendit ka kaluar pa asnjë problem apo pengesë.

    Dimiq i cili votoi sot bashkë më vajzën e tij për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit tha se zgjedhjet në Kosovë dallojnë prej atyre në Serbi, pas sipas tij këtu ka pluralizëm derisa në Serbi ka një sistem të autoritarizmit.

    “Kjo në Kosovë është e treta herë që jam duke votuar. E çka janë zgjedhjet për mua në Kosovë, e çfarë rëndësie kanë zgjedhjet për mua. Unë dua të cek që është ky është obligimi im patriotik, qytetar, moral, por edhe etik. Kur janë në pyetje zgjedhjet e Kosovës kjo është dita e festës së demokracisë. Këtu në Kosovë, në krahasim me Serbinë e kemi një pluralizëm që ekziston. Që për shembull në Serbi nuk e kemi. Atje e kemi një sistem autokratik, një sistem të autoritarizmit, i kemi deformimet dhe shumë gjëra që nuk pranohen në Evropë. Ashtu qysh zgjedhjet zhvillohen në Serbi”, tha Dimiq, raporton KP.

    Sot është raportuar se Lista Serbe ka dalë për të votuar në mënyrë të organizuar, e për këtë Dimiq thotë se ajo është instaluar për t’iu bërë problem dhe dëm qytetarëve serbë në Kosovë dhe vetë shtetit të Kosovës.

    “Ajo është e pritshme kur është në pyetje lista e serbëve…Ballë kësaj Listës Serbe ka qenë Radoiçiqi krimineli më i madh. Kjo listë është e favorizuar nga shteti (serb) dhe e instaluar për t’i bërë problem dhe dëm qytetarëve serb (në Kosovë) po ashtu edhe shtetit të Kosovës, mbi sovranitetin dhe integritetin e Kosovës. Unë besoj që në të ardhmen shteti i Kosovës duhet të mendojë çka e si të reagojë që mos t’i ndajë qytetarët e veriut të Kosovës në pjesën e Aleksandër Vuçiqit dhe pjesën e atyre që nuk janë pjesë e politikës së Aleksandër Vuçiqit”, potencoi Dimiq.

    Nga gjithsej 1,970,944 qytetarë që kanë të drejtë vote, 169,032 prej tyre kanë votuar deri ne ora 11:00.

    Në përqindje numri i votimeve sipas Komisionit Qendror Zgjedhor është 8.58 në të gjithë Kosovën.

    “Nga gjithsej 1,970,944 qytetarë që kanë të drejtë vote, deri 169,032 prej tyre kanë votuar deri ne ora 11”- njoftoi KQZ.

    Ndërsa në vitin 2021, sipas të dhënave të KQZ-së, deri në orën 11:00 kishin votuar 8.29 % të votuesve, apo 145,763 qytetarë nga gjithsej 1,794,862.00.

    Qendrat e votimit janë hapur në orën 07:00 dhe do mbyllen në ora 19:00.

    Lajmi Paraprak

    Dita e zgjedhjeve në Kosovë nëpër fotografi

    Lajmi i rradhës

    Gjermani, qindra mijëra vetë kundër ekstremizmit të djathtë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë