Kosovë, mungesa e psikologëve në drejtësi po zvarrit intervistimet e të miturve

    Në shumë institucione të drejtësisë ka mungesë të psikologëve gjë e cila zvarrit intervistimet e të miturve.

    Nga Prokuroria Themelore e Prishtinës kanë thënë  se për këtë çështje i kanë kërkuar zgjidhje Këshillit Prokurorial, por këta të fundit nuk janë përgjigjur.

    Nga ana tjetër, në koalicionin e organizatave për mbrojtjen e fëmijëve thonë se prezenca e psikologut në trajtimin e këtyre rasteve është e domosdoshme

    Të miturit të cilët dalin para Prokurorisë Themelore në Prishtinë në shumë raste me muaj nuk mund të intervistohen për shkak të mungesës së psikologëve. Në disa institucione të drejtësisë nuk ka psikologë derisa mungesën e tyre e ka konfirmuar Prokuroria Themelore në Prishtinë

    “Ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë nuk ka të angazhuar psikolog, përkundër nevojës së domosdoshme për angazhim të një psikologu në Institucionin tonë, si dhe përkundër kërkesave të Kryeprokurorit të kësaj prokurorie drejtuar Këshillit Prokurorial të Kosovës”, thonë nga Prokuroria Themelore.

    Por Këshilli Prokurorial i Kosovës nuk i është përgjigjur RTK-së në pyetjet se përse po mungojnë psikologët në institucione të drejtësisë.

    Për psikologë kanë nevojë edhe qendra për punë sociale. Por, as ky institucion nuk ka një psikolog për të miturit

    “As qendra për punë sociale nuk ka pasur psikolog tash e kemi një konkurs të hapur, për 3 psikolog në tre qendrat tona, besoj që deri në fund të muajit do të përfundoj ky proces dhe nuk do të kemi nevojë të përdorim shërbimet e të tjerëve”, tha Vehbi Mujku nga Qendra për Punë Sociale.

    Nga ana tjetër, në koalicionin e organizatave për mbrojtjen e fëmijëve thonë se prezenca e psikologut në trajtimin e këtyre rasteve është e domosdoshme për shumë arsye.

    “Për të garantuar që nuk ka asnjë lloj sugjestionimi të të miturit, përgjigjet, deklaratat që ai jep, pra në thelb për të munduar edhe mbrojtjen adekuate të fëmijës por në të njëjtën kohë për të qenë të gjithë ne të vetëdijshëm që çështjet në të cilat përfshihen fëmijët janë shumë më të ndieshmë”, tha Klevis Vaqari  nga KOMF

    Nga Instituti i Kosovës për Drejtësi thonë që këto institucione e kanë buxhetin e ndarë nga ministria dhe duhet ta adresojnë në nevojat dhe mungesat që kanë

    “Ju ndahet buxheti ata vendosin se për cilat pozita duhet ta shfrytëzojnë atë buxhet, në momentin që ka mungesa të psikologëve është dashur të parashihet më planifikimin bugjetor të cilin e kanë bërë edhe me pozitat që janë mungese në këtë institucion, e jo të ndodhë një rast i tilë të jetë arsyetim kryesor mungesa e një psikologu”, thonë nga IKD

    Në mungesë të psikologëve, rastet e intervistimit të të miturve në shumë raste janë zvarritur me muaj. /rtk/

    Lajmi Paraprak

    Viktimat e dhunës seksuale, viktima edhe të policisë

    Lajmi i rradhës

    Tensionet Greqi-Turqi | Ekspertët amerikanë: Mund të shkaktojnë çarje në unitetin e NATO-s

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë