A bleni ju rroba të përdorura? Nëse po, jeni duke e shpëtuar ambientin! (Video)

    A bleni ju rroba të përdorura? Nëse po, jeni duke shpëtuar shumë ujë dhe drunj. Nëse jo, shqyrtojeni si mundësi. Në këtë edicion të rubrikës Të flasim, Agnesa dhe Barbara na tregojnë pse kanë vendosur të blejnë kryesisht këso rroba dhe cilat janë përfitimet tjera, përveç atyre në ambient, shkruan REL, përcjell Nistori.

    Blerja e produkteve të përdorura të tekstilit apo marrja e tyre me qira e ridizajnimi mund të kontribuojë në ndalje të vrullit të prodhimit dhe ndotjes së ambientit.

    Materialet që përdoren për prodhim në masë janë fibra sintetike, sikurse najoni. Rrobave u duhen deri në 200 vjet për t’u shpërbërë. Pëlqyesit e rrobave të përdorura thonë se nuk bëhen shpejt bajat, për dallim nga rrobat një sezonale.

    Mendonu dy herë para se t’i hidhni rrobat në shportë të mbeturinave.

    Pyesini veten disa herë nëse vërtetë po ju duhet edhe një gjë shtesë në dollap.

    Blini nga markat më të qëndrueshme. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Vrasësi nga New Yorku që la të vdekur dhjetë afro-amerikanë, e bëri nga urrejtja e madhe racore

    Lajmi i rradhës

    6 mënyra si të shpenzoni më pak para kur blini ushqime

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë