Intervistoi | Donika Bakiu
Sot Nistori.com ka intervistuar prozatorin, studiuesin e letërsisë nga Kosova Ag Apolloni. Intervista është zhvilluar gjatë vizitës së tij në Tetovë, përkatësisht në panairin e librit “Tetova 2021”. Apolloni është i njohur për krijmtarinë e tij letrare e në veçanti për veprën “Zomb”, “Ulurima e ujkut”, “Zazen”, si dhe shumë vepra tjera letrare.
Letërsia është shprehje e ndjenjave, e mendimeve. Diçka që shkruhet edhe me kokë, por edhe me zemër. Apolloni thotë se është e vështirë të flitet për tipologjinë e lexuesit shqiptar, por letërsia shqipe lexohet dhe shqiptarët janë popull që lexojnë.
A ka arritur letërsia shqiptare në nivelin artistik të asaj europiane/botërore? Apolloni thotë se ai nivel është vështirë i arritshëm, por kah ai nivel po shkojmë.
- Si ju duket Tetova, a vini shpesh këndej?
- Çfarë është letërsia për ju?
- Cilët janë librat e parë që i keni lexuar?
- Si është lexuesi shqiptar sot?
- A ka arritur letërsia shqiptare në nivelin artistik të asaj europiane/botërore?
- Cilën vepër e çmoni si më të mirën?
- Romani “Ulurima e ujkut” mbart një përgjegjësi të madhe intelektuale e shpirtërore. Ka bëre jehonë dhe është përkthyer në disa gjuhë të huaja! Aty shkruani edhe për rrafshin erotik dhe atë fetar. Libri është kritikuar për këto dy dimensione. A e poshtëron ky libër gruan shqiptare dhe fenë Islame?
Për të gjitha këto, ndiqeni intervistën në vijim. /Nistori/