Incident në autobusin e kompanisë nga Tetova, udhëtarët nga paniku thyejnë xhamat

    Sot, pak minuta më herët në fshatin Grupçin ka ndodhur një incident në autobusin e një kompanie nga Tetova. Sipas burimeve të Nistori-t u është thënë se shoferit i duhet t’ia kontrollojë ujin autobusit, por udhëtarët të cilët janë brenda, nga paniku kanë thyer xhamat e autobusit. Prindëri i cili e ka pasur vajzën në autobus për Nistori thotë se shoferët janë ndalur në rrugë për ta kontrolluar gjendjen teknike të automjetit dhe udhëtarët janë detyruar të thyejnë xhamat për të dalë jashtë.

    Për Nistori-n thonë se nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale të autobusit. Autobusi ka qenë duke udhëtuar nga Gjermania për në Maqedoni. Policia ka arritur në vendngjarje dhe është duke u marrë me rastin, me qëllim për të qartësuar rastin. Informojmë familjarët e udhëtarëve se të afërmit e tyre janë mirë dhe nuk ka të lënduar. /Nistori/

    *Lajmi përditësohet

    Lajmi Paraprak

    Infektologu Cana me kritika ndaj hapave të Filipçes

    Lajmi i rradhës

    Ag Apolloni: Letërsia, diçka që shkruhet me kokë, por edhe me zemër (Video)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë