Një pacient i vendosur në dhomën për mbështetje të oksigjenit në Klinikën e Pulmologjisë në Shkup sonte ka nxjerrë maskën përmes së cilës ka marrë oksigjen dhe ka ndezur një cigare, e cila ka shkaktuar zjarr për shkak të rrjedhjes së oksigjenit në dhomë dhe ka pësuar djegie të lehta në fytyrë dhe gjoks, informon Ministria e Shëndetësisë, përcjell Nistori.
Në deklaratën e MSh-së, përcjell Nistori, thuhet se stafi mjekësor i ndërrimit ka reaguar me shpejtësi dhe furnizimi me oksigjen është ndërprerë në kohë, gjë që ka parandaluar një shpërthim.
“Rasti është raportuar në polici nga Klinika, ndërsa pacienti i lënduar që ka shkaktuar zjarrin nuk ka lëndime në rrezik për jetën. Askush nuk është lënduar nga zjarri dhe një pjesë e vogël e dyshemesë në dhomën e spitalit është dëmtuar”, thuhet në deklaratë. /Nistori/