Besimtarët e krishterë në Prishtinë luten për Ukrainën (Video)

    Në shenjë solidariteti me Ukrainën, qindra qytetarë në Prishtinë më 2 mars morën pjesë në një meshë në Katedralen “Nënë Tereza”. Ata u lutën për paqe dhe dhënie fund të luftës. Në luftën në Ukrainë janë raportuar për qindra civilë të vrarë, ndërkaq një milion të tjerë janë zhvendosur brenda Ukrainës dhe mijëra të tjerë në shtetet europiane, përcjell Nistori.

    Besimtarët në Prishtinë u lutën që lufta në Ukrainë të përfundojë.

    “Të lutemi që sa më parë të përfundojë ajo luftë, të bëhet paqe dhe të bëhet pajtim mes tyre se mjaft më. E kemi përjetuar luftën në Kosovë, e dimë çfarë është lufta, jemi duke e përjetuar, jemi bashkë me ta”, thotë Lule Shala.

    “I lutemi Zotit që sa më parë të përfundojë ky veprim, kjo luftë, që njerëzit të mos pësojnë. Zakonisht, populli është i pafajshëm, nuk dinë, ka fëmijë aty”, shprehet për REL Hil Marniku.

    Rusia më 24 shkurt nisi sulmet ndaj Ukrainës. Agresioni rus është dënuar ashpër nga perëndimi. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Mickoski: Xhaferi e ka shndërruar kuvendin si të ishte konaku i tij në Forinë

    Lajmi i rradhës

    Evidentohet ”harta” e gjeneve të migrenës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë