Evidentohet ”harta” e gjeneve të migrenës

    ”Harta” e gjeneve të migrenës u hartua në një studim të madh ku morën pjesë shkencëtarë nga tre kontinente.

    I botuar në revistën ”Nature Genetics”, ai u drejtua nga Konsorciumi Ndërkombëtar i Gjenetikës së Dhimbjeve të Kokës dhe u koordinua nga Universiteti i Helsinkit.

    Shumë nga gjenet e zbuluara janë specifike për nëntipe të ndryshme të migrenës, siç janë dy format më të zakonshme, me ose pa aura (një fenomen vizual që shpesh i paraprin sulmeve).

    Migrena, e cila prek mbi një miliard njerëz në mbarë botën, është një çrregullim, origjina e të cilit është ende pjesërisht misterioze, por me një predispozitë të njohur trashëgimore.

    Në fakt, studimet e mëparshme kishin lidhur disa gjene me sëmundjen; megjithatë, deri më sot asnjë studim nuk kishte përputhur përmasat e kësaj pune.

    Ekspertët përfshinë 872 000 individë nga të cilët 102 000 me migrenë.

    Ata panë se disa variante gjenetike janë më të zakonshme në mesin e pacientëve dhe gjenden rrallë në ADN-në e subjekteve të shëndetshëm të kontrollit./Burimi:ATA/

    Lajmi Paraprak

    Besimtarët e krishterë në Prishtinë luten për Ukrainën (Video)

    Lajmi i rradhës

    Mbretëria e Bashkuar: Oficerët rusë mund të përfundojnë në gjykatë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë