Hoxhë Labinot Maliqi: Feja Islame e lejon legalizmin e kanabisit për pëdorime medicinale

    Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria do të legalizojë kultivimin e kanabisit për përdorim mjekësor. Sipas Ramës 61 për qind e shqiptarëve e përkrahin legalizimin e kanabisit mjekësor.

    Ideja e legalizimit të kanabisit për përdorim mjekësor është shtruar tashmë edhe në Kosovë.

    Imami Labinot Maliqi në “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka thënë se kanabisi futet në llojin e pikëve që i shkakton dëm trupit të njeriut dhe sipas tij është e ndaluar.

    “Sipas studiuesve, tymi i marihuanës ka më shumë substanca kancerogjene se vet tymi i duhanit. Një studim madje thotë se një thithje e vetme e kanabisit sjell më shumë dëme në mushkëri se 5 cigare të thithura njëra pas tjetrës. Pra çdo gjë që i bën dëm trupit të njeriut është e ndaluar që të konsumohet”.

    Imami thotë se nuk ka dyshime se kanabisi i papërpunuar nuk ka dyshim se është i ndaluar sipas fesë islame.

    “Përdorimi i kanabisit të përpunuar është tjetër çështje. Legalizmi i kanabisit për studime dhe mjekime medicinale nuk bie ndesh me mësimet e fesë”.

    Ai thotë se në kohën e pejgamberit Muhamed, bima e kanabisit nuk ka qenë e përhapur dhe sipas tij ajo u përhap në disa vende të Lindjes së Mesme.

    “Puna është te çështja e dehjes. Kanabisi bën dehjen e një pjesë të trurit në analogji me alkoolin.

    Në bazë të fjalëve të profetit Muhamed ne mund të bëjmë analogji të fenomeve.

    “Ajo që të deh më shumicë, edhe pakica e saj është e ndaluar”, deklaroi tutje Imami Labinot Maliqi.

    Lajmi Paraprak

    Scholz premton përkrahje këmbëngulëse për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe RMV-në

    Lajmi i rradhës

    Kështu mund t’i mbani enët të thata nga makina pa i fshirë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë