Kosovë – Aksion kundër ryshfetit brenda Policisë dhe Doganës

    Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), me urdhër të Prokurorisë Speciale, po kryen një aksion kundër zyrtarëve policorë dhe doganorë që dyshohen për veprat penale “marrje e ryshfetit” dhe “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

    Inspektorati tha se deri më tani janë ndaluar dhjetëra zyrtarë policorë dhe doganorë, teksa ky aksion po vazhdon në Gjakovë dhe Prizren.

    Sipas Inspektoratit aksioni po zhvillohet pas një hetimi njëvjeçar për dyshimet se policët mund të jenë përfshirë në vepra penale.

    “Në kuadër të këtij veprimeve hetimore dhe operative nga hetuesit e IPK-së pritet që fillimisht të shoqërohen e më pas edhe arrestohen dhjetëra zyrtarë policorë të dyshuar në këtë rast [kryesisht zyrtarë të policisë kufitare] si dhe disa zyrtarë doganorë”, tha Inspektorati në një njoftim më herët gjatë ditës.

    Ky operacion i IPK-së, sipas autoriteteve, është duke u përkrahur edhe nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, Dogana e Kosovës dhe Policia e Kosovës.

    Lajmi Paraprak

    Prezantuesja e BAFTA 2022, Rebel Wilson ngrit gishtin e mesit kundër Putinit (Video)

    Lajmi i rradhës

    Agjitacion global (I)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë