Prezantuesja e BAFTA 2022, Rebel Wilson ngrit gishtin e mesit kundër Putinit (Video)

    Rebel Wilson ia ngriti gishtin e mesit Presidentit rus Vladimir Putin gjatë prezantimit të ceremonisë së çmimeve BAFTA 2022.

    Në mbrëmjen më të rëndësishme të kinematografisë britanike, filmat më të shpërblyer rezultuan “Dune” dhe “The Power of the Dog”, shkruan Metro UK.

    Ndërsa doli në skenë për të prezantuar performancën muzikore të Emilia Jones, prezantuesja Rebel shpjegoi se në skenë ishin dy përkthyes të gjuhës së shenjave.

    “Dhe ky është gjesti për Putinin”, tha ajo duke ngritur gishtin e mesit, nën duartrokitjet e tërbuara nga publiku.

    Edicioni i 75-të i ndarjes së çmimeve BAFTA, tregoi një solidaritet mbi Ukrainën, për konfliktin e tyre të vazhdueshëm me Rusinë.

    Kryetari dhe drejtori i BAFTA-s, Krishnendu Majumdar u shpreh: “Ne jemi jashtëzakonisht mirënjohës për gazetarët dhe kinematografët të cilët raportojnë me guxim konfliktin dhe krizën humanitare”.

    Shumë prej yjeve u shfaqën në tapetin e kuq të veshur me ngjyrat kaltër e verdhë në tapetin e kuq, apo mbanin shirita me këto ngjyra në formë solidarizimi me Ukrainën. 

    Lajmi Paraprak

    “Dikur haje plumbin ballit nëse protestoje” | Rama i quan turp kombëtar protestat në Shqipëri

    Lajmi i rradhës

    Kosovë – Aksion kundër ryshfetit brenda Policisë dhe Doganës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë