Në një kishë të Shtimes shfaqen grafite me shkronjën “Z”

    Pjesëtarët e Policisë së Kosovës gjatë patrullimit kanë vërejtur se persona deri më tani të panjohur kanë shënuar në objektin e një kishe grafite provokuese.

    Sipas njoftimit të policisë, shkronja Z është shkruar në muret e objektit të kishës në Shtime që ndodhet në rrugën “Skender Salihaj”.

    Rasti është paraqitur të premten dhe është duke u hetuar nga organet relevante.

    Kujtojmë “Z” është simboli i forcave të armatosura ruse, i cili shënon invazionin rus në Ukrainë.

    Ekspertë të sigurisë kanë paralajmëruar se edhe Kosova mund të jetë si pjesë e planit të Rusisë për destabilizim të Ballkanit.

    Organet shtetërore janë deklaruar se nuk duhet të ngrihet panik për këtë çështje derisa janë shprehur se është rritur vigjilenca sa i përket përpjekjeve të mundshme për destabilizm të vendit.

    Lajmi Paraprak

    Demonstrata e menjëhershme (I)

    Lajmi i rradhës

    Pagat e ulëta i dekurajojnë të rinjtë në RMV të zgjedhin profesionin e mësuesit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë