Nënë e bijë me mision për t’ua mësuar grave të Kosovës zanatin e rropaqepësisë (Video)

    Në një punëtori të vogël në Prishtinë, Raze Sadrija ka arritur të aftësojë qindra gra në zanatin e rrobaqepësisë. Në vitin 2003, ajo ka themeluar Shoqatën “Bardha”, të cilën sot e drejton vajza e saj. Shumë gra që kanë ndjekur kurset në këtë qendër, kanë arritur të punësohen dhe të pavarësohen ekonomikisht, shkruan REL, përcjell Nistori.

    “Atë që dëshiron njeriu, mund ta arrijë, vetëm nëse fillon me një qëllim të mirë dhe të caktuar” – thotë Raze Sadrija.

    Qendra që ka themeluar Raza përgjatë viteve është bërë qendër aftësimi në rrobaqepësi për qindra gra nga pjesë të ndryshme të Kosovës. Kursi zgjat nga një deri në katër muaj.

    “Sivjet i kemi në projekt 100 gra për t’i aftësuar dhe të 100-at do t’i aftësoj. Çdonjëra që del nga kjo punëtori, do të dalë e aftë për punë.” – shprehet Raza.

    Ajo thotë se të aftësosh një grua për punë, është një gjë e madhe. Nga duart e Razës dhe vajzës Bardha, kursin e rrobaqepësisë, ndër vite e kanë përfunduar afro 400 gra. Madje, shumë prej tyre kanë gjetur punë dhe janë pavarësuar ekonomikisht.

    Megjithatë, punësimi i grave në Kosovë, në përgjithësi mbetet i ulët. Sipas statistikave zyrtare, vetëm 15% e tyre janë të punësuara. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Qytetarët e RMV-së nesër do të mund të shohin nga afër helikopterin “Apache”, avionin luftarak F-16

    Lajmi i rradhës

    “Grupi i Kumanovës”, disa të burgosurve u lejohen vizitat familjare, të tjerët vazhdojnë grevën e urisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë