Qytetarët e RMV-së nesër do të mund të shohin nga afër helikopterin “Apache”, avionin luftarak F-16

    Qytetarët e Maqedonisë së Veriut të dielën (08.05.2022) kanë një mundësi unike të shohin nga afër disa nga avionët e përdorur në stërvitjen “Swift Response 22” e cila realizohet në poligonin ushtarak “Krivollak”, përcjell Nistori.

    Pjesë e ditës së hapur për fluturake do të jenë helikopterët AH-64 Apache, UH-60 Black Hawk, CH-47 Chinook, HH-60, Mi-17, Bell, Zlin, ndërsa në periudhën nga ora 11.30 deri në 12.30 mbi aeroportin do të fluturojnë A-10Thunderbolt II, avionët luftarakë F-16 dhe avionët Air Tractor.

    Ditën e hapur do ta vizitojnë ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska, shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral Vasko Gjurçinovski, ambasadorja e ShBA-së Kate Burns dhe ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar Rachel Galloway.

    Ftojmë qytetarët që të vizitojnë ditën e hapur për fluturake në aeroportin sportiv “Stenkovec” që fillon të dielën më 8 maj në ora 10.00 dhe do të zgjasë deri në orën 16.00.

    Ministria e Mbrojtjes organizon transport nga salla sportive “Boris Trajkovski” (parking i madh i sallës) deri në aeroportin sportiv “Stenkovec”, me orarin si në vijim: nisja nga salla “Boris Trajkovski” në ora 09.30, 10.30 dhe 11.30. Nisja nga “Stenkovec” në orën 13:30, 14:30 dhe 15:30.

    Gjatë ditës së hapur, qytetarët do të mund të njihen me profesionin e ushtarakut, si dhe me përmbajtjen e revistës së Ministrisë, “Mburoja“. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Bosnja në prag të luftës, Vuqiç si Putin, synon të krijojë “Srpski Svet”

    Lajmi i rradhës

    Nënë e bijë me mision për t’ua mësuar grave të Kosovës zanatin e rropaqepësisë (Video)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë