Një krah i qindra viktimave të dhunës (Video)

    Fotografi ilustruese

    Jubilea Kabashi, nënë e dy fëmijëve, ka njëzet vjet që udhëheq Qendrën për Strehimin e Grave dhe Fëmijëve në Prizren. E kërcënuar, e me raste edhe e sulmuar fizikisht, Jubilea u ka dalë në ndihmë qindra grave viktima të dhunës në familje. Mbrojtja dhe siguria për to janë prioritete pa alternativë, raporton REL, përcjell Nistori.

    “Kam shkuar dhe e kam marrë nga spitali viktimën. E kam marrë lehonën me beben. Ma kanë lëshuar në duar beben, ka qenë një vajzë shumë e bukur. Ajo bebe për një vit është rritur në strehimore”, shprehet Jubilea.

    Duke i ndihmuar të tjerët, Jubilea thotë se ka ndihmuar edhe veten, duke zëvendësuar brishtësinë që kishte me forcë dhe guxim. Por i gjithë angazhimi i saj shpesh është përcjellë me kërcënime apo me sulme fizike.

    Përveç sigurisë, në këtë qendër ofrohen edhe kurse të ndryshme aftësimi – nga rrobaqepësia deri te prerja e flokëve. Pas qëndrimit 6-mujor, nganjëherë edhe më gjatë. Viktimat përpiqen të gjejnë zgjidhje të tjera. Disa edhe rikthehen te familja. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Grubi: E ngritëm pagën minimale, i rritëm edhe pensionet! Pse duhet të ulen pagat e politikanëve?

    Lajmi i rradhës

    “Biden, Macron na premtuat që do na ndihmonit! Fëmijët tanë po vdesin”, thirrja prekëse e oficerit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë