Nxënësit nga pakicat lihen anash te Festa e Abetares

    Në Pejë, të martën u kremtua Festa e Abetarës. Por, bashkë me bashkëmoshatarët e tyre nga komunat e tjera nuk ishin edhe dhjetë nxënës të pakicave, të cilët u ulën të ndarë.

    Nxënësit thonë se do donin të ishin më në qendër, derisa mësuesja e tyre Xhylfidane Morina deklaroi se kjo nuk ka të bëjë me diskriminim dhe se ishte veç një rastësi, njofton Klan Kosova.

    “Këta nxënës patën vetë dëshirë të ulen në atë vend. Nuk kishte ndonjë qëllim tjetër…Nuk bëhet fjalë për diskriminim”, deklaroi mësuesja Xhylfidane Morina.

    “Do të donim të ishim më në qendër por këtu na tha mësuesja të vendosemi”, shprehet një nga nxënëset e komuniteteve.

    Në Karagaç të Pejës ditën e martë për herë të parë me ceremoni u shënua përfundimi i klasës së parë për nxënësit.

    Në ceremoni kishte edhe mysafirë nga Shqipëria.

    Lajmi Paraprak

    Zylbeari: Një pjesë e dezinformatave vijnë nga Serbia

    Lajmi i rradhës

    Tupançevski: Është formuar komision disiplinor që do të hetojë rastin e gazetares Dellevska

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë