Tupançevski: Është formuar komision disiplinor që do të hetojë rastin e gazetares Dellevska

    Ministri i Drejtësisë Nikolla Tupançevski njoftoi se është formuar komision disiplinor i cili do t’i hetojë të gjitha detajet e rastit me kreun e ministrisë resor, për të cilin gazetarja Sonja Dellevska është thirrur në stacion policor.

    “Pas përcaktimit të kushteve, kemi dashur të marrim të gjitha informacionet për ngjarjen. Të gjitha faktet duhen dëgjuar. Ministria është duke formuar një komision disiplinor që do ta hetojë rastin dhe do të reagojë”, tha Tupançevski në emisionin “Top Tema”.

    “Avokatja e rastit nuk ka qenë personalisht me mua, ndoshta në Ministrinë e Drejtësisë. Nevojitet një elaborim më i gjatë se përse është bërë kjo. Ekziston një ligj për ndihmën juridike falas dhe ai ligj rregullon kushtet për ndihmën dytësore dhe juridike. Nëse dikush kalon kufirin e atij kuadri ligjor, ministria është kompetente të reagojë. Në disa raste ministria ka reaguar për raste të tilla. Këto janë ende akuza. Komisioni disiplinor do të hetojë të gjitha detajet dhe më pas do të informojmë opinionin. Ne duam të jemi në nivel për të vepruar në përputhje me rrethanat”, shtoi ministri.

    Ministri thotë se ekziston një ligj i veçantë për përgjegjësinë civile për shpifje dhe fyerje dhe kjo është mundësia nëse dikush ndihet i fyer dhe i shpifur të bëjë ngrej kallëzim penal.

    Gazetarja Sonja Kolevska-Delevska nga “SDK” para dy ditësh është thirrur në stacionin policor të Qendrës për shkak të një teksti të publikuar dhe pas ankesës nga një nëpunës civil i cili është në krye të Ministrisë së Drejtësisë. /Telegrafi/

    Lajmi Paraprak

    Nxënësit nga pakicat lihen anash te Festa e Abetares

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë