Zgjedhjet në Serbi, shtohen kërkesat ndaj Kosovës

    Një kërkesë specifike i kanë dorëzuar ambasadorët e shteteve të QUINT-it, kryeministrit Albin Kurti, që ka të bëjë me zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në Serbi.

    Burime të afërta me këtë çështje kanë bërë me dije, se ndërkombëtarët po kërkojnë nga kryeministri i Kosovës, alternativa se si do të mundësohej qytetarëve serbë, të votojnë edhe nga Kosova, për zgjedhjet parlamentare në Serbi.

    Siç raporton RTV Dukagjini këto burime kanë bërë me dije se kjo kërkesë i është bërë shefit të qeverisë, në fillim të kësaj jave.

    Ndërsa, është caktuar edhe afat deri në fund të këtij muaji që kryeministri Albin Kurti, t’u kthej përgjigje.

    Për këtë çështje, televizioni ka adresuar pyetje edhe tek Zyra e Kryeministrit.

    Por, nga ky institucion nuk është kthyer përgjigje, ndërsa asnjë nga zyrtarët nuk kanë pranuar të komentojnë në lidhje me këtë temë.

    Derisa zyrtarët qeveritarë nuk kanë komentuar, njohësit e zhvillimeve politike në vend, thonë se kryeministri Albin Kurti tani gjendet në një pozitë të vështirë .

    Sipas Agon Maliqit, këtë pozitë e ka rënduar veçmas fakti që nuk u lejua mbajtja e referendumit për disa ndryshime kushtetuese në Serbi, kohë më parë.

    “Kurti gjendet në situatë të vështirë, pasi referendumi nuk u lejua”, tha ai, raporton RTV Dukagjini.

    Shefi i ekzekutivit kosovar kishte përmendur zyrën ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë si mundësi që serbët lokal të votonin për referendumin por edhe në zgjedhje.

    Maliqi, sugjeron se cilindo vendim që merr Qeveria, duhet të këtë koordinim me opozitën dhe institucionet e tjera.

    Sipas tij çështja e referendumit dhe mbajtjes së zgjedhjeve nuk duhet të shihet si e shkëputur nga dialogu.

    “Kurti duhet të ketë koordinim me opozitën, sepse këto tema lidhen me dialogun”, tha ai.

    RTV Dukagjini, ka kontaktuar me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe, Francës dhe Gjermanisë, për këtë çështje.

    Por, të njëjtat përfaqësi diplomatike nuk kanë kthyer përgjigje.

    Njëjtë ka vepruar edhe Zyra e Bashkimit Evropian.

    Ndërkohë, në takimin që kryeministri Albin Kurti e kishte ditë më parë me emisarët specialë Escoabar dhe Lajçak, ky i fundit ka treguar se kanë diskutuar edhe për mundësin e mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë.

    Një situatë e tensionuar u krijua në mes Kosovës dhe Serbisë u krijua në mes të muajit janar, kur Kosova pamundësoi mbajtjen e referendumit serb në Kosovë.

    Madje forca të mëdha të Njësive Speciale, u stacionuan në veri të Mitrovicës, për të ndërhyrë nëse do të kishte përpjekje për mbajtje të referendumit. /RTV Dukagjini/

    Lajmi Paraprak

    I arrestuar për vjedhje në xhami dhe kisha, ndërron jetë në spitalin e burgut

    Lajmi i rradhës

    Stavro Vinjau, deputet i Shqipërisë më 1921: Nuk kërkojmë nga Serbia, Kosovën, atë dhe shqiptarët e saj ua kemi falur!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë