Kovaçevski: Aleanca për Shqiptarët gjithmonë ka qenë për një Maqedoni europiane

    Aleanca për Shqiptarët (ASh) gjithmonë ka qenë për një Maqedoni europiane dhe hyrja eventuale e kësaj partie në Qeveri do të nënkuptonte zgjerim të aleancës së partive të cilët janë për një integrim të tillë, kështu u shpreh kryeministri Dimitar Kovaçevski në emisionin “360 Gradë” në Alsat, përcjell Nistori.

    “Deri në këtë moment bisedime për çështje programore dhe kadrovike me partner të ri potencial në qeveri nuk ka pasur. Aleanca për Shqiptarët është një nga partitë politike e cila ka mbështetur propozimin e BE-së lidhur m fillimin e negociatave tona. Ata gjithmonë në mënyrë deklarative dhe praktike e kanë dëshmuar se janë për integrimin e vendit tonë në BE. Një zgjerim i tillë do të nënkuptonte rritje të aleancës së partive politike të cilat janë për një Maqedoni evropiane, njëkohësisht kjo nënkupton edhe izolimin e atyre partive të cilat janë kundër Bashkimit Evropian”, tha Dimitar Kovaçevski, kryeministër. 

    Kovaçevski: Kontaktoj me të gjithë ish-kryetarët e LSDM-së

    Më të gjithë ish kryetarët e LSDM-së kam kontakte parimore, gjatë miratimit të vendimeve për disa çështje të rëndësishme në shtet, tha kryeministri Kovaçevski.

    “Kam kontakte me të gjithë ish kryetarët e LSDM-së, pa përjashtim. Ata janë, normalisht në bazë të parimeve… të gjitha ato kontakte janë në bazë të nevojës, kur është e nevojshme që të merret ndonjë këshillë e caktuar, për shembull gjatë miratimit të ndonjë vendimi për të cilin nevojitet konsultim më i gjerë. Një këshillë e tillë nga një person me përvojë është e rëndësishme në politikë”, tha Kovaçevski.

    A mund të ketë ndalesa për disa shtetas bullgar?

    Vendimi për hyrjen e shtetasve të huaj në vendin tonë miratohet nga Ministria për Punë të Brendshme (MPB) në bazë të të dhënave me të cilat disponon, kështu u shpreh në emisionin e sontëm “360 Gradë”, kryeministri Dimitar Kovaçevski. I pyetur se vallë në ditën e shënimit të përvjetorit të Goce Dellçevit, më 4 shkurt, mund të ketë ndalesë për hyrje në vendin tonë të një eurodeputeti dhe disa shtetasve bullgar, Kovaçevski tha:

    “Shtetas i një shteti tjetër, që dëshiron të hyjë në vendin tonë, dhe në rast se paraqet kërcënim për rendin kushtetues, sigurinë kombëtare, marrëdhëniet ndërkombëtare apo ndaj shëndetit publik, mund t’i ndalohet hyrja në shtet. Vlerësimin për këtë e bën MPB-ja në bazë të informatave me të cilat disponon. Ky do të jetë vendim i MPB-së”, tha Kovaçevski. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Vitaminat që funksionojnë njësoj si antibiotikët

    Lajmi i rradhës

    Produktet me ofertë të cilat nuk duhet t’i blini asnjëherë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë