Kovaçevski do të kandidojë për kryetar të LSDM-së: E rëndësishme është që ne të gjithë të bashkohemi rreth kryetarit të zgjedhur

    Foto: Fokus

    Dimitar Kovaçevski, zëvendësministër aktual i Ministrisë së Financave do të kandidoj për të parin e LSDM-së, përcjell Nistori.

    Përndryshe, sot ka filluarprocedura për organizimin e zgjedhjeve brendapartiake në LSDM dhe do të zgjasë një javë, periudhë në të cilën do të mund të kandidojë kushdo që i plotëson kushtet e parapara me Statutin e partisë.

    “LSDM është parti me potencialin më të madh të kuadrit dhe ka një numër të madh të anëtarëve të shquar që do të mund të ishin kandidatë të shkëlqyer. Procedura është demokratike dhe kushdo që plotëson kushtet mund të kandidojë. Gjëja më e rëndësishme është që ne të gjithë të bashkohemi rreth kryetarit të zgjedhur”, tha për Fokus, Kovaçevski.

    Kujtojmë lexuesit se pas paralajmërimit për dorëheqje të Zaevit, RMV u fut në krizë politike, pasi opozita maqedonase dorëzoi nismë për votim të mosbesimit të Qeverisë, ndërsa në listën e kësaj iniciative ishin nënshkruar edhe deputetët e koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, Lëvizjes Besa dhe “Të majtës”, me çka ishin siguruar 61 deputetë për rrëzim të Qeverisë. Megjithatë, deptueti i Lëvizjes Besa, Kastriot Rexhepi nuk u paraqit në seancën ku duhej të diskutohej dhe të votohej për mosbesimin e Qeverisë, me çka opozita nuk arriti të sigurojë kuorum as për të filluar seancën dhe me këtë, mocioni dështoi. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Grubi: Alternativa e mirëseardhur në qeveri

    Lajmi i rradhës

    VMRO-DPMNE: Përgjegjësi për tragjedinë në Bullgari

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë