VMRO-DPMNE: Përgjegjësi për tragjedinë në Bullgari

    VMRO- DPMNE-ja kërkon përgjigje dhe përgjegjësi për tragjedinë e rëndë. Opozita kërkon që qeveria të thotë se si është e mundur, që një autobus pa leje transporti ndërkombëtar të dalë mbi 100 herë nga vendi. VMRO – DPMNE akuzon për një sërë lëshimesh në sistem, si dhe dyshime për keqpërdorime, krim dhe korrupsion.

    “Si ka mundësi që Drejtoria e Doganave të mos e regjistrojë në sistem këtë autobus dhe tre të tjerët në konvoj, të këtij udhëtimi fatal? Këtu ka një kontradiktë tjetër. Ministri Boçvarski pohon se sipas informacioneve të tij, në konvoj ka qenë vetëm një autobus i Besa Transit, ndërsa tre të tjerët janë marrë me qira, ndërsa drejtori i Doganës Kutirov tregon se të gjithë autobusët kanë qenë të së njëjtës kompani? “Nëse të gjithë autobusët ishin të së njëjtës kompani, atëherë si mund të dërgohen katër autobusë në një udhëtim kaq të gjatë, njëri prej të cilëve nuk ka pasur as licencë, ndërsa kompania të ketë paraqitur vetëm katër shoferë?”, deklaroi Mile Lefkov. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Kovaçevski do të kandidojë për kryetar të LSDM-së: E rëndësishme është që ne të gjithë të bashkohemi rreth kryetarit të zgjedhur

    Lajmi i rradhës

    Kyçyk: Para marrjes së datës për bisedime nevojitet qeveri stabile në RMV dhe shumicë stabile në Bullgari

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë