Kovaçevski – Donfrid: BE-ja t’i njohë politikat efektive të RMV-së me hapjen e bisedimeve

    Me politikat efektive për mbështetjen e popullit në Ukrainë dhe në përputhje me politikën e jashtme të NATO-s dhe BE-së, Maqedonia e Veriut, siç u vlerësua, dha një tjetër argument të fortë se i përket NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Kjo duhet të njihet dhe të vlerësohet nga BE-ja, me hapjen e negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, sepse zgjerimi i Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor, nga pikëpamja gjeopolitike është çështje sigurie dhe thelbësore për stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit dhe të vetë Bashkimit Evropian, konstatuan në takimin e sotëm kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe ndihmës sekretarja shtetërore e SHBA-së për Çështje Evropiane dhe Auroaziatike, Karen Donfrid.

    Në takim në Qeveri morën pjesë edhe zëvendëskryetari i Qeverisë i ngarkuar për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, Gabriel Eskobar, zëvendësndihmës i sekretarit të shtetit për çështje evropiane dhe euroaziatike dhe përfaqësues special për Ballkanin Perëndimor dhe me ambasadoren e SHBA-ve në vend Kejt Mari Bërnz.

    “Ndihmës sekretarja shtetërore e SHBA-së Donfrid, përcolli mesazh që Maqedonia e Veriut është partner i rëndësishëm transatlantik i SHBA-ve. U shpreh mbështetje e fuqishme nga administrata e Presidentit amerikan Xho Bajden për zhvillimin dhe integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut dhe për fillimin e menjëhershëm të negociatave me BE-në, si një çështje me rëndësi strategjike për stabilitetin e tërë Ballkanit Perëndimor”, njofton në kumtesë shërbimi për informim i Qeverisë.

    Në takim, siç shtohet në kumtesë, u theksua se vendi ynë, si vend anëtar i NATO-s dhe kandidat për në BE-në, funksionon sipas parimeve të vlerave demokratike dhe evropiane dhe se në sfidat që solli lufta në Ukrainë, u vendosën shpejt dhe plotësisht në përputhje me NATO-n dhe politikat e BE-së.

    Në takim bashkërisht është theksuar rëndësia e partneritetit strategjik të Maqedonisë së Veriut me SHBA-në.

    Kryeministri Kovaçevski falënderoi për miqësinë tradicionale, të sinqertë dhe të vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që nga pavarësia e vendit tonë e deri më sot dhe e vlerësoi atë si jashtëzakonisht të rëndësishme në të gjitha proceset e zhvillimit të vendit tonë, duke përfshirë arritjen e dy qëllimeve strategjike shtetërore, NATO dhe BE.

    “Qeveria është e fokusuar në standardin e jetesës së qytetarëve dhe në tejkalimin e pasojave të krizës globale energjetike, ekonomike dhe ushtarake dhe ne do të vazhdojmë të angazhohemi për zgjidhje të të gjitha çështjeve të hapura vetëm duke respektuar vlerat evropiane dhe duke u bazuar në respektin reciprok dhe qasje dinjitoze në bisedime”, tha kryeministri Kovaçevski.

    Në takim u diskutuan disa çështje aktuale, si rëndësia e nismës Ballkani i Hapur, që avancon bashkëpunim rajonal.

    Lajmi Paraprak

    Mickoski kërkon takim me Kovaçevskin për të caktuar datën e zgjedhjeve të parakohshme

    Lajmi i rradhës

    ANALIZA: A ka qenë Rusia gjithmonë në krah të Serbisë?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë