Kovaçevski – Draghi: Italia si promotore e zëshme e zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor

    Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në kuadër të vizitës së tij të punës në Romë, sot u takua me kryetarin e Këshillit të Ministrave të Italisë, Mario Dragi, njoftojnë nga shtypi i Qeverisë.

    “Në takimin me homologun e tij italian Mario Draghi, kryeministri Kovaçevski theksoi rolin e Italisë si promotore e zëshme e zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor, gjë e cila u konfirmua me Rezolutën e Parlamentit italian të vitit të kaluar, e cila theksoi perspektivën evropiane të rajonit dhe bëri thirrje për mbajtjen urgjente të konferencës së parë ndërqeveritare për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, njoftojnë nga Qeveria.

    Kryeministrat Kovaçevski dhe Dragi, thonë nga atje, u pajtuan se zgjerimi i BE-së duhet parë nga perspektiva gjeopolitike, si çështje e sigurisë thelbësore për stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit tonë dhe Europës.

    “U theksua se BE-ja duhet të njohë momentin dhe të marrë parasysh faktin se Maqedonia e Veriut dënoi luftën në Ukrainë dhe u rreshtua plotësisht me politikën e jashtme të BE-së, si partnerë të vërtetë dhe të besueshëm, që ndajnë të njëjtat vlera të një të lire dhe bota demokratike”, thonë nga atje.

    Dy kryeministrat theksuan se shohin potencial për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.

    Lajmi Paraprak

    Mbappe rrëfen lidhjen e veçantë me Milanin, milionat me PSG-në dhe Kupa e Botës

    Lajmi i rradhës

    Policia dënon shoferët që nuk u dhanë përparësi këmbësorëve në vizëbardha

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë