Kovaçevski: futbolli i ministrave të BDI-së në zyrat e shtetit, uli besimin e qytetarëve ndaj Qeverisë

    Ish-kryeministri Dimitar Kovaçevskit thotë se pavarësisht punës që është bërë në organin ekzekutiv gjatë dy viteve sa ai e ka udhëhequr atë, ka pasur momente kur një veprim i pamatur i ministrave të BDI-së ka krijuar perceptim ndryshe te qytetarët. Kovaçevski gjatë intervistës në Alsat tha se lozja futboll e ministrave të BDI-së në zyrat e shtetit kishte ndikuar negativisht në besimin e qytetarëve ndaj Qeverisë.

    “Kishim një periudhë të vështirë në të cilën ministrat me të vërtetë punuan shumë bashkërisht me mua. Siguruam energji elektrike në kohën kur të gjithë thoshin se do të ketë mungesë. Bëmë subvencione të energjisë prej 90 për qind, 45 për qind rritëm prodhimin e rrymës, rritëm rrogat, pensionet dhe shtesat tjera për kategori të veçanta, ndërsa nga ana tjetër dikush luante futboll në zyre. Qytetarët atë e shihnin dhe thoshin këta nuk punojnë asgjë. Akoma nuk është krijuar ambienti te ne për nivel të tillë të politikanëve”, tha Dimitar Kovaçevski, kryetar i LSDM-së.

    Lajmi Paraprak

    Studentët e FINKI-it ligjëratë para Qeverisë

    Lajmi i rradhës

    Garë populiste ndërmjet kandidatëve për president

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë