Studentët e FINKI-it ligjëratë para Qeverisë

    Studentët e Fakultetit të Shkencave të Informatikës dhe Inxhinierisë kompjuterike protestuan dhe improvizuan ligjërata para Qeverisë në shenjë revolte pasi ende nuk kanë objektin e tyre studimor.

    Sipas studentëve, në çdo ligjëratë përballen me pengesa të shumta për shkak të mungesës së kushteve, posa­çërisht mungesës së laboratorëve me kompjuterë.

    Studentët kërkuan nga Qeveria që t’ua lirojnë objektin e tyre pasi nuk po gjejnë për ta.

    “I ftoj të transferohen në objektin e pa ndërtuar ndërsa ne të mësojmë në Qeveri, të bëhet objekti ynë i ri. Ose, në baraka mund të akomodohen 100 persona dhe në të vijmë në Qeveri, është  mjaftueshëm për ne”, tha një student.

    “Jemi shumë të kufizuar me hapësirat, vazhdimisht kemi mësim prej në ora 8 deri në 21 të mbrëmjes. Kemi 5 mijë studentë aktiv ndërsa nuk kemi vend ku ta zhvillojmë mësimin, kemi edhe ushtrime. Kemi nevojë për laboratori me kompjuterë”, u shpreh një student tjetër.

    Dekani i FINK-ut, Boro Jakimovski tha se për të plotësuar kushtet e rreth pesë mijë studentëve të janë të mjaftueshme 10 mijë metra katrorë hapësirë.

    Si të përshtatshme, i shohin objektet e Byrosë për Zhvillimin e Arsimit, mirëpo ky institucion në një reagim ka kundërshtuar një gjë të tillë.

    “Një objekt me sipërfaqe prej 6 deri në 10 mijë m2 do të ishte i përshtatshëm për fakultetin  në të cilin nuk do kishte kushe vetëm për studentët por edhe për aktivitetet e shumta që organizon fakulteti dhe kompanitë që merren me IT”, tha Boro Jakimovski, dekan i FINK.

    Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri si zgjidhje të mundshme të këtij problemi e sheh transferimin e studentëve të Fakultetit të Shkencave Informatike në ndonjërin nga fakultetet që ka numër më të ulët të studentëve.

    “Nëse në një fakultet të caktuar kemi hapësira të lira duhet të gjejmë zgjidhje në bashkëpunim me fakultetet tjera që ti pranojnë studentët e FINK-it. Gjithashtu kërkoj nga Qeveria dhe Ministria e Financave që ta mbështes me buxhet ndërtimin e objektit tashmë të nisur”, u shpreh Jeton Shaqiri, ministër i Arsimit.

    Përpjekja për të pasur objekt të veçantë për FINK-in është që në nisje të realizimit të projektit “Shkupi 2014” kur dhe filloi ndërtimi i objektit në oborrin e Universitetit Shën Kirili dhe Metodi, por ndërtimi ndër vite u la në harresë dhe u shndërrua në deponi. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Vendosën flamurin shqiptar në kishën “Shën Atanasi” në Tetovë, policia në kërkim të autorëve

    Lajmi i rradhës

    Kovaçevski: futbolli i ministrave të BDI-së në zyrat e shtetit, uli besimin e qytetarëve ndaj Qeverisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë