Kovaçevski: I premtova Zoran Zaevit se LSDM do të mbetet shtylla e shtetësisë

    *Foto arkiv

    Dimitar Kovaçevski që dje është lider i ri i LSDM-së. Ai është zotuar se do të udhëheqë partinë me ndershmëri dhe përgjegjësi dhe premton se do të zgjedhë një udhëheqësi të mençur dhe të përgjegjshme, përcjell Nistori.

    “Që sot edhe zyrtarisht e kam marrë pozitën e kryetarit të LSDM-së. Ky është një nder dhe përgjegjësi e madhe dhe angazhohem ta udhëheq partinë me ndershmëri dhe përgjegjësi. E falënderova presidentin e deritanishëm Zoran Zaev për vendimet e guximshme që mori për vendin dhe menaxhimin e suksesshëm të LSDM-së, duke i uruar shëndet dhe lumturi në jetën personale dhe profesionale. I kam premtuar se do ta ushqej socialdemokracinë, do ta mbroj fort unitetin, lirinë dhe demokracinë, ndërsa LSDM do të mbetet shtyllë e shtetësisë. Partia jonë ka potencialin më të mirë të stafit.

    Unë premtoj se do të zgjedh një lidership të mençur dhe të përgjegjshëm që do të na çojë drejt fitoreve të reja dhe do të punojë me përkushtim në interes të të gjithë qytetarëve. Nga nesër do të filloj me aktivitetet e para partiake dhe riorganizimin”, ka shkruar Dimitar Kovaçevski në profilin e tij në Facebook. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Aftësitë njerëzore apo profesionale, cilat vlejnë më shumë për një vend pune?

    Lajmi i rradhës

    Zaev nuk pajtohet me qëndrimin e Pendarovskit për “Ballkanin e Hapur”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë