Kovaçevski: inxhinierët tanë shkojnë punojnë në McDonald’s

    Kryeministri Dimitar Kovaçevski në paraqitjen e tij të sotme kërkoi nga të gjitha partitë politike që të miratojnë ndryshimet kushtetuese, me çka do të hapet rruga që Maqedonia e Veriut sa më parë të anëtarësohet në Bashkimin Europian.

    Kovaçevski siguroi se pas hapjes së kapitujve në bisedimet me BE-në, do të angazhohen të gjitha kapacitetet, ato të opozitës, por edhe të pushtetit, me qëllim që vendi sa më parë të bëhet pjesë e BE-së dhe të përfitojë nga tregu i përbashkët.

    “Deputetët e kanë obligim, pa marrë parasysh prej cilës parti politike janë, pa marrë parasysh prej cilës prominencë politike janë, majtas, djathtas, qendër, të marrin vendim për të ardhmen e këtyre qytetarëve. Mjaftë më fëmijët shkuan të punojnë nëpër BE, do të shkojnë inxhinierët tanë të punojnë në McDonald’s, nuk bën ajo punë, të vijnë të punojnë këtu.”, theksoi Kovaçevski duke shtuar se me anëtarësim në BE dyfishohen pagat pasi do të punohet në treg prej gjysmë miliardi.

    Lajmi Paraprak

    Ruajtja e duhur e ushqimeve në frigorifer mund t’ju kursejë para – Si ta bëni këtë?

    Lajmi i rradhës

    Arsyet pse po humbisni masën muskulare, edhe pse po “torturoheni” në palestër

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë