Kovaçevski: le të vijë BDI-ja të sheh si ndërtohet shoqëria multietnike, të mos përdor thirrje të para 24 viteve

    Dimitar Kovaçevski, kryetar i LSDM-së / Fotografia: Nistori

    Kryetari i LSDM-së Dimitar Kovaçevski, në kuadër të fushatës për zgjedhjet kuvendare i ka bërë thirrje BDI-së që të merr shembull LSDM-në për ndërtimin e shoqërisë multietnike. Ai e ftoi BDI-në që të sheh radhën e parë të LSDM-së nëpër tubime, përcjell Nistori.

    Kovaçevski gjithashtu tha se BDI përdor thirrje të para 24 viteve, të cilat nuk kujtojnë as Amerikën e as Europën.

    “Nëse BDI dëshiron ta sheh se si ndërtohet shoqëri multietnike, le të vijnë ta shohin radhën tonë të parë, pastaj të më ftojnë mua të shkoj unë ta shoh radhën e tyre të parë. Në radhën time të parë është kryetari i Unionit Studentor të Shtulit, ashtu siç ishte kryetar i shkëlqyer Unionit Studentor do të jetë edhe përfaqësues i suksesshëm i qytetarëve në Kuvend, pavarësisht përkatësisë etnike”.

    “Nuk mund të bëni tubim me emër Fronti Europian, pa asnjë flamur europian dhe të bëni thirrje të 24 viteve më parë, të cilat as nuk kujtojnë Amerikën, as Europën e asgjë të mirë, përkundrazi kujtojnë diçka që e kemi tejkaluar dhe e kemi mbyllur”, tha mes tjerash Kovaçevski. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Poligrafi, instrument i mundshëm në luftën kundër korrupsionit në Maqedoninë e Veriut

    Lajmi i rradhës

    Taravari për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale: do të deklarohemi ditët në vijim

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë