Taravari për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale: do të deklarohemi ditët në vijim

    Arben Taravari nga VLEN, gjatë prezantimit të bartësve të listave të koalicionit dhe të programin “Plani 2030” në Tetovë premtoi se do të angazhohen për një Kushtetutë të re.

    Taravari tha se kjo Kushtetutë do të ridefinojë vendin si shtet i barabartë i dy etnive më të mëdha.

    “Do të fillojmë një debat më të madh dhe të ndërtojmë një konsensus më të gjere për një Kushtetutë të re të RMV-së, më demokratike, më moderne e cila do ta ridefinojë vendin si shtet i barabartë i dy etnive më të mëdha që jetojnë në Maqedoni”.

    “Natyrisht do t’u garantohen të drejtat e plota edhe pakicave të tjera, sikur se janë turqit, vllehtë, romët, boshnjakët, bullgarët, kroatët, malazezët, sllovenët, hebrenjtë dhe egjiptianët, sipas praktikave më të mira të shteteve të BE-së”, tha Taravari.

    I pyetur se cilin kandidat për president do ta mbështesin në raundin e dytë, Taravari tha se ende nuk kanë vendim dhe se së shpejti do të deklarohen publikisht për këtë çështje./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Kovaçevski: le të vijë BDI-ja të sheh si ndërtohet shoqëria multietnike, të mos përdor thirrje të para 24 viteve

    Lajmi i rradhës

    KSA nesër do të vendosë nëse do të shtrenjtohet polisa për sigurimin e veturave

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë