Kovaçevski me përkrahje për Kosovën pas vrasjes së policit

    Pas ngjarjeve në Kosovë, kryeministri Dimitar Kovaçevski siguron se nuk ka bazë për frikë për situatën e sigurisë në Maqedoni. Këtë vlerësim, siç thotë ai e bazon në informacionin e marrë nga shërbimet e sigurisë, inteligjencës dhe kundërzbulimit, si dhe në informacionin e ndarë nga partnerët e NATO-s. Kovaçevski, përveç që e dënoi ngjarjen, shprehu edhe mbështetjen për strukturat e sigurisë së Kosovës.

    “Megjithatë, ajo që po ndodh në Kosovë… së pari duhet të shpreh shqetësimin e madh, të dënoj atë që ka ndodhur, sepse aty është vrarë një polic, i cili është pjesë e strukturave të sigurisë së shtetit të Kosovës. Ishte akt dhune, që nuk i duhet askujt dhe të gjithë u bindëm se nuk sjell asgjë të mirë, por se sjell vetëm trazira, jo vetëm në Kosovë, por edhe në gjithë rajonin”, tha Dimitar Kovaçevski – Kryeministër.

    Sipas kryeministrit, përveç strukturave të sigurisë së Kosovës, duhet të përkrahet edhe KFOR-i, ku në mision marrin pjesë edhe shtetas të Maqedonisë. Tashmë, siç shtoi kryeministri, duhet të hetohen motivet e sulmit, si dhe autorët.

    “Është e sigurt se pas asaj që ndodhi dje në Kosovë fshihet agjenda e dikujt, e disave që duan ta shohin këtë rajon edhe një herë si rajon trazirash, rajon sherri mes fqinjëve”, theksoi Dimitar Kovaçevski – Kryeministër.

    Ministrja e Mbrojtjes Slavjanka Petrovska më herët gjatë ditës i bëri thirrje Beogradit dhe Prishtinës që të punojnë intensivisht në dialog. Sipas saj, edhe pse nuk ka ndikim të drejtpërdrejtë në sigurinë e vendit tonë, nuk është e lehtë për askënd kur ndodh një incident në rajon, sidomos kur sulmohet policia e një vendi të caktuar. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    MES MEMECËVE

    Lajmi i rradhës

    Me ditë të tëra banorët e fshatit Zhelinë janë pa ujë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë