Me ditë të tëra banorët e fshatit Zhelinë janë pa ujë

    Fshati Zhelinë prej katër ditësh është pa ujë për pije. Uji vjen nga një apo dy orë, por rezulton i papërdorshëm, sepse është jo i pastër për pije.

    Autoritetet e komunës, mungesën e ujit për pije e arsyetojnë me një defekt në pompën kryesore që furnizon fshatin, ndërsa premtojnë se brenda dy ditësh pompa e rezervuarit do të vihet sërish në funksion.

    “Kjo është shkaku i një difekti që ka ndodhur në pompat kryesore të fshatit dhe ne po punojmë pa ndërprerë për ta sanuar defektin. Ne për pjesën që na takon neve kemi punuar edhe gjatë vikendit, por problemi ka qenë tek firma që është e thirrur për këtë problem e që nuk punuan të shtunën e të dielën sepse janë privatë firma të specializuara për elektronikën e pompave. Ka ndodhur një çarje e gypit dhe ka mbushur me ujë hapësirën duke  dëmtuar edhe elektronikën, andaj presim [presim institucionin të vij prej Shkupi që ta sanojë defektin dhe besojmë sot apo nesër do të zgjidhet problemi”, tha Suad Alili, NPK “MIREMBAJTJA” Zhelinë.

    Ka reaguar edhe dega e ASH në komunën e Zhelinës. Akuzojnë drejtuesit e Komunës për paaftësi të menaxhimit të Ndërmarrjes publike.

    “Arsyetimi i autoriteteve komunale duket banal dhe i pabesueshëm. Problemi nuk është i sotëm e as i para tre ditësh por përsëritet çdo muaj. Dyshime për shkakun kryesor të problemit kemi shumë dhe ato çojnë tek pa aftësia për menaxhim i kryetarit dhe ekipit të tij që si për pasojë kanë zhytur komunën në Borxhe dhe e kanë bërë jo funksionale. Bëjmë thirrje kreut të komunës dhe ekipit të tij që urgjentisht të gjejnë zgjidhje të përhershme për një problem mesjetar e që neve na ndodh në shekullin e 21”, u shpreh Denis Aliti, Aleanca për Shqiptarët.

    Ndryshe, Zhelina me ujin për pije furnizohet nga rezervuari i fshatit i cili në mungesë të presionit për shpërndarje të ujit, të njëjtën e bën përmes pompave./ Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Kovaçevski me përkrahje për Kosovën pas vrasjes së policit

    Lajmi i rradhës

    MUNGESA E LIBRAVE | Gjimnazistët në Tetovë do ta bojkotojnë mësimin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë