Kovaçevski në karrigen e kryeministrit edhe 10 ditë

    Kabineti i Kovaçevskit do të paraqet dorëheqjen më 26 janar, së bashku me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferin, dhe ministrat që duhet të ndryshojnë që të mundet Kuvendi të zgjedh qeverinë teknike në fundjavën e 27 – 28 janarit, raporton Meta.

    Kryeministri konfirmoi që ka komunikim me liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, por edhe përkundër paralajmërimeve, me siguri takim nuk do të ketë, gjegjësisht çështjet rreth kuadrit në qeverinë teknike do të mund t’i bisedojnë përmes telefonit.

    “Në raport me komunikimin me opozitaren VMRO-DPMNE, ne kemi komunikim me kryetarin e VMRO-DPMNE-së. Nuk është patjetër të gjithë takimet të jenë në sallat për takime, mundet edhe shumë punë të kryhen edhe në telefon. Ne jemi persona që njihemi, kemi shokë të përbashkët, udhëheqim dy parti politike që janë më të mëdha në shtet dhe vlerësoj që kemi punë që mund të kryhen në atë mënyrë, që janë të natyrës teknike – propozimi i ministrave në qeverinë teknike, harmonizimi i terminëve që gjithashtu janë përcaktuar me ligj”, deklaroi Kovaçevski.

    Aleanca për Shqiptarët ka deklaruar që do të voton për qeverinë që do të udhëhiqet nga kryeministri teknik Talat Xhaferi. Deputetët e VMRO-DPMNE-së do të jenë të përmbajtur, ndërsa opozita shqiptare e bojkoton punën e kuvendit.

    Qeveria teknike zgjedhet 100 ditë para zgjedhjeve, ndërsa e panjohura e vetme aty është kuadri i VMRO-DPMNE-së. Partia duhet të propozon ministër për punë të brendshme dhe punës, si dhe zëvendësministra në bujqësi, financa dhe MSHIA, ndërsa emrat pritet të publikohen pas festës së ujit të bekuar.

    Ndryshe, më 11 janar, Komitetit Ekzekutiv në VMRO-DPMNE ka vendosur të marrë pjesë në Qeverinë Teknike të Maqedonisë së Veriut. Më 28 janar pritet të formohet Qeveria teknike e udhëhequr nga Talat Xhaferi.

    Paraprakisht partitë politike të përfaqësuara në Kuvend në mbledhjen e liderëve ranë dakord që zgjedhjet parlamentare të mbahen më 8 maj, e mërkurë, së bashku me raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale do të jetë më 24 prill, po ashtu e mërkurë. Nga dita e shpalljes së zgjedhjeve deri në ditën e votimit duhet të kalojnë jo më pak se 70 ditë dhe jo më shumë se 90 ditë. Nëse janë më 24 prill në raundin e parë dhe 8 maj për raundin e dytë, atëherë shpallja e zgjedhjeve do të duhet të jetë më 27 shkurt, që siguron të paktën 70 ditë deri në zgjedhje.

    Lajmi Paraprak

    Nuk ka biletë kthimi për të rinjtë nga RMV drejt Gjermanisë

    Lajmi i rradhës

    Nëpërmjet një tuneli synohet një dalje e re ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë