Nuk ka biletë kthimi për të rinjtë nga RMV drejt Gjermanisë

    Përgatiti: Donika Bakiu

    Ikja e të rinjve është kthyer në një shqetësim serioz në RMV. Kjo ndodh vazhdimisht në vendin tonë, sepse ata nuk shohin perspektivë. Ata migrojnë jashtë vendit në kërkim të standardeve të përmirësuara mirëqenien e tyre, pagave më të laerta dhe perspektivave më të mira për karrierë. 

    Nistori ka komunikuar persona të cilët kanë kryer studimet dhe punojnë në Gjermani. Ata thonë se nuk kanë parë mirëqenie, hapësirë për të punuar. Atje ku ndodhen është më mirë, vlerësohet puna e tyre. Zurijeta Saliu – Magjistre e Studimeve Albanologjike nga fshati Dobërdoll, Komuna e Vrapçishtit. Ajo tani jeton në qytetin e Hamburgut të Gjermanisë thotë.

    “Kemi vendosur të shpërngulemi në Gjermani, sepse në vendin tonë nuk kishim punë të sigurt. Puna varej nga partitë politike, jo nga shkollimi dhe profesioni.Jemi shpërngulur në vitin 2018. Momentalisht punoj privat, mbaj kurse online për mësimin e gjuhë shqipe dhe gjuhës gjermane. Kam punuar 6 vite profesoreshë në Gjimnazin e Negotinës. Nuk më larguan, e ndërpreva vet punën, sepse vendim nuk kisha, nuk kisha punë të sigurt dhe duheshte çdoherë të konkuroj dhe të përshtatem me partinë që vinte në pushtet’’. deklaron Saliu.

    Ndërsa Shukri Bexheti, i diplomuar në fushën e Gjuhës dhe Leterësisë Shqipe nga Tetova jeton në Nuremberg të Gjermanisë. Ai thotë se humbi shpresën në Maqedoninë e Veriut dhe nuk arriti as pas diplomimit të gjejë një punë, sepse sipas tij punësimet bëhen nëpërmjet partisë.

    “Vendosa që ta lëshoj vendin sepse arsyeja e ikjes time ka qenë, humbja e shpresës për punësim pas katër viteve diplomin, sepse në vendin tonë dihet si bëhen punësimet. Si shumë të rinj të tjerë vendosa të marrë edhe unë rrugën e mërgimit ku sot ka një vit e gjysmë që gjendem në vendin ku njeriu nis nga 0 dhe vlerësohet gradualisht me pëpjekjet e tij. Unë tani jam duke punuar në një projekt me ushtrinë e Amerikës dhe puna ime ka të bëjë me logjistikën dhe pjesën e kuzhinës”, potencon Bexheti.

    Nistori komunikoi edhe me Arbana Durmishi nga Tetova e cila prejt vitit 2018 jeton në Gjermani. Atë e kanë shtyrë drejt Gjermanisë kushtet e vështira të punësimit.

    “Arsyet përse vendosëm që të ikim ishin të shumta njëkohësisht. Në atë kohë sapo kisha mbaruar studimet bachelor të kimisë dhe regjistrova masterin në fushën e kimisë analitike. Njëkohësisht isha e punësuar me gjysmë orari në UT si asistente dhe qëllimet e mia për karrierë ishin të provoja veten jashtë në profesionin tim pak më gjerë dhe gjithashtu të përfitoja përvoja të reja pune, duke ditur që në Maqedoni kushtet e punësimit ishin dhe janë edhe tash shumë të vështria në qoftëse nuk je e orientuar në një parti politike. Duke ditur aftësitë e mia dhe gjithë ajo kohë e kushtuar profesionit tim, me shumë trishtim e them që nuk isha e vlerësuar sa duhet që të qëndroja në vendlindje. Momentalisht unë dhe bashkëshorti im jemi të punësuar në kompani të njohura botërore. Unë punoj në laborator të fabrikës së çokollatës dhe kakaos Cargill në pjesën e kontrollit kualitativ dhe inspektimit të produktit, ndërsa burri im punon në fabrikën e makinave elektrike Tesla, si i logjistikës. Edhe pse jam shumë e vlerësuar si një e huaj ku ndjehem njësoj me koleget e mia gjermane si dhe kam të drejta të barabarta me to, për ne çdo ditë e më shumë po behet më e rëndë. Pjesa që koha për familjen është e kufizuar dhe ritmi i punës këtu është i tillë që ke shumë pak kohë të lirë. Një tjetër shkak është edhe mungesa e familjarëve të cilët i kam të gjithë në Maqedoni’’, thotë Durmishi.

    Mjeku specialist i Internistikës Kardiologe, Ardian Mustafai për Nistorin tregon rrugëtimin e tij drejt Gjermanisë. Ai paraprakisht ka punësuar në Spitalin Klinik të Tetovës. Ai ka shkuar në Gjermani për zhvillim të mëtejshëm profesional.

    “Arsyeja e ardhjes time në Gjermani si mjek ka qenë me vetëdeshirë. Për një kohë të shkurtër kam qenë i punësuar në Spitalin Klinik të Tetovës. Pas një kohe e ndërpreva vullnetarisht marrëdhënien e punes dhe me vetëfinancim vazhdova specializimin në Klinikën Universitare në Shkup. Aty përfundova specializimin nga mjekësia interne. Në ndërkohë e përfundova edhe kursin e gjuhës gjermane në Prishtinë. Pas kësaj në vitin 2013 kam vajtur në Gjermani për aftësim profesional”, thotë mjeku Mustafai.

    Mustafai është dashur për se dyti herë të mbarojë specializimin për mjekësi Interne si dhe subspecializimin në Kardiologji, kjo sepse RMV nuk i përket vendeve të BE-së. Ai është punësuar në disa klinika në Gjermani. Së fundmi është caktuar zëvendës shef klinke në Essen të Gjermanisë.

    A do të kthehen të rinjtë në vendlindje? Ata duan  meritokraci, vende pune, paga që mund të jetohet e jo të mbijetohet.

    Arbana Durmishi
    Për ty kthyer e kemi menduar shumë shpesh dhe pothuajse kjo është tema jonë gati e përditshme ku vendimi është shumë i vështirë për tu marrë. Pasi jam bëre dhe mama e dy vajzave, vendimet tona janë shumë të rëndësishme dhe për rrjedhën e jetës së vajzave tona. Për tu kthyer patjetër që po , më fuqishëm dhe më shumë bindje që fëmijët e mi të rriten afër familjarëve të tyre dhe të flasin shqip.

    Shukri Bexheti
    Sa i përket kthimit tim në qytetin ku kam lind dhe jam rritur normal se një ditë pas shumë vitesh mendoj që të kthehem por momentalisht as që bëhet fjalë seps nuk ka ardhmëri e kushte në Tetovën tonë të dashur. Ndoshta një ditë kur të jenë kushtet për jetë, spitalet si duhet,siguria, rrogat etj’’.

    Zurijeta Saliu
    Për momentin nuk mendojmë të kthehemi, jemi adaptuar këtu. Siç është fjala e urtë popullore “Askundi nuk është fushë me lule”, mirëpo kur ndjehesh i vlerësuar, atëherë ke ma shumë motivim dhe arrin qëllimet që i ke.

    Ardian Mustafai
    Deshira për t’u kthyer në vendlindje ka ekzistuar dhe ekziston ende. Kjo patjetër që do ndodh në një të ardhme ku do t’i kthehem Tetovës time.

    Ndryshe, sipas Entit për Statistika, çdo vit largohen nga vendi rreth 12 mijë persona. Parashikohet që në 50 vitet e ardhshme popullsia e RMV të tkurret deri në 1.3 milionë banorë. Sipas Raportit Botëror të Emigracionit dhe OECD-së, vetëm në vitet 2018 – 2019 janë larguar nga Maqedonia e Veriut rreth 26.700 persona. Rreth 700 mijë banorë të RMV gjenden jashtë shtetit, pra më shumë se një e treta e popullsisë së përgjithshme e vendit. Maqedonia renditet ndër 20 vendet me emigrim më të lartë. (Migrimet në RMV, IOM, Shkup, 2021, f.16.)

    Ndryshe, Gjermania vazhdimisht po ndryshon ligjin  për ta bërë më të lehtë për emigrantët nga jashtë BE-së që të shkojnë të punojnë atje. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Tre kompani të naftës tentuan të përfitojnë me fatura fiktive nga TVSh, DAP pret organet hetuese

    Lajmi i rradhës

    Kovaçevski në karrigen e kryeministrit edhe 10 ditë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë