Kovaçevski në Sofje, nesër seancë e përbashkët qeveritare

    Nuk kaloi as një javë të plotë pasi kryeministri i Bullgarisë, Kirill Petkov e vizitoi Shkupin, kurse sot u takuan sërish, por në terren tjetër. Kryeministri i Maqedonisë, Dimitar Kovaçevski u mirëprit në Sofje me nderime më të larta shtetërore dhe ushtarake.

    Në Sofje udhëtuan edhe 16 anëtarë të tjerë të Qeverisë, në prag të seancës së përbashkët qeveritare që do të mbahet nesër.

    Të dy kryeministrat vendosën lule para përmendores “Ushtari i panjohur” dhe “Shën Kiril dhe Metodij”.
    Seanca do të fillojë nesër herët në mëngjes, kurse do të zgjasë deri në orët e vona të mbrëmjes. Një nga memorandumet që pritet të nënshkruhen është për Hekurudhën Shkup-Sofje, të cilën do ta mbikëqyrë komisioni i posaçëm i sapoformuar.

    Në Sofje edhe zyrtarisht u hap zyra e Agjencisë Informative Mediale (AIM), kurse të dy kryeministrat e vizituan edhe auditorin e Harvardit në Universitetin e Sofjes ku zhvilluan takim me rektorin.

    Lajmi Paraprak

    RMV, mbyllen disa biznese që nuk respektuan ligjin “e diela ditë jopune”

    Lajmi i rradhës

    Tragjedia në Tetovë, familjes Emshi i mbyllen dyert e drejtësisë (Video)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë