Kovaçevski: Nuk është vërtetë se disa deputetë të shumicës nuk do të votojnë për ndryshimet kushtetuese

    Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot deklaroi se nuk është e saktë se ka deputetë nga shumica qeveritare, gjegjësisht nga LSDM-ja, të cilët janë kundër ndryshimeve kushtetuese. Sipas tij, atë që po e thotë opozita nuk ka bazë reale. Procesi i ndryshimeve kushtetuese, thotë Kovaçevski, nuk mund të jetë proces i shantazheve dhe i politikës ditore, por se ky duhet të jetë proces i një koncensusi të gjërë shoqëror dhe politik.

    “Është një përgjigje për tezat e dështuara që kanë dhe tani duke mos pasur çfarë të thonë, thonë se ka deputetë të tjerë dhe kjo nuk është e vërtetë. Ajo që thotë opozita nuk ka bazë reale”, tha Kovaçevski.

    Kovaçevski gjithashtu tha se nuk do të thërret takim të liderëve në lidhje me ndryshimet kushtetuese. Ai nuk do të praktikojë takime individuale me deputetë për sigurimin e numrit të nevojshëm të deputetëve për miratimin e ndryshimeve kushtetuese.

    “Takime të tilla individuale unë as nuk kam praktikuar, as nuk praktikoj, as nuk do të praktikojë. VMRO-DPMNE duhet të vendos nëse ajo që e flet nëpër ambasada, “na jepni pushtet dhe pa kushte do ta ndryshojmë Kushtetutën”, do ta thotë edhe para qytetarëve”.

    Lajmi Paraprak

    Energjia diellore: Europa synon të dalë nga hija e Kinës

    Lajmi i rradhës

    Ana e errët e masës për ngrirjen e çmimeve të artikujve ushqimorë në RMV

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë