Kovaçevski: Nuk përjashtohet mundësia që ndonjëri nga funksionarët aktual të përfshihet në listën e zezë të ShBA-së

    “Nuk përjashtohet”, përgjigjet shkurt kryeministri Dimitar Kovaçevski në pyetjen nëse ka mundësi që funksionarët aktualë të futen në listën e zezë në ShBA-së, përcjell Nistori.

    Kryeministri Kovaçevski ritheksoi sot edhe njëherë se deri më tani nuk ka pasur takim me ekipin e sanksioneve nga Uashingtoni që kohë më parë qëndroi në vendin tonë.

    Ndryshe presidenti Stevo Pendarovski gjatë ditës së djeshme tha se nuk përjashtohet mundësia që emrat e funksionarëve aktualë të gjenden në listën e zezë të SHBA-ve dhe tha se vizita e fundit e ekipit tre anëtarësh amerikan në vendi ishte pikërisht për qëllimin e mbledhjes së informacionit për përditësimin e “listës”.

    “Nuk komentoj deklaratat e politikanëve të tjerë”

    I pyetur rreth deklaratës së presidentit të vendit se nuk ka drejtësi nëse në liri ka gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar, kryeministri Dimitar Kovaçevski, tha se nuk komenton deklaratat e politikanëve të tjerë, përfshi edhe presidentin Pendarovski. Megjithatë tha se presidenti bëri një retrospektiv të zhvillimeve në vend duke përmendur edhe vendimet e mëdha që ka miratuar pushteti aktual.

    “Unë nuk i komentoj deklaratat e asnjë politikani tjetër, mund të them qëndrimin tim. Së pari presidenti kishte qëndrim prej burrështetasi, ai bëri një retrospektiv të zhvillimeve, vendimeve të mëdha që i kemi miratuar si dhe për sfidat me të cilat shteti përballet në të ardhmen, me qëllim të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ai me këtë rast theksoi se prioritet kyç mbetet lufta kundër korrupsionit, sundimi i së drejtës, transparenca, llogaridhënia dhe përgjegjësie në çdo aspekt në gjithë shtetin, duhet të vlej për të gjitha institucionet në pajtim me ligjet. Unë gjithmonë jam përmbajtur të komentoj pushtetet e tjera, përfshi atë gjyqësor, lokal, ligjvënës…”, tha Kovaçevski.

    Lajmi Paraprak

    S’ka ma turp

    Lajmi i rradhës

    Udhëheqësia e re e ASK-së do të hetojë rastin e Onishçenkos

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë