Kovaçevski: pas 17 viteve RMV do të ketë zgjedhje të rregullta parlamentare

    Kryeministri i vendit Dimitra Kovaçevski menjëherë pas takimit të liderëve deklaroi se ndjehet i lumtur që më në fund pas 17 viteve Republika e Maqedonisë së Veriut do të mbaj zgjedhje të rregullta parlamentare.

    “Biseduam për ndryshimet kushtetuese, me ç’rast thamë se janë rruga e vetme për integrimin e vendit në BE. Ndryshime Kushtetuese mbesin parakushti kryesor për vazhdimin e rrugës sonë evropiane. Nuk ka alternativ tjetër për rrugën tonë drejtë BE-së, çdo tezë tjetër është e gabueshme. Tema e fundit ishte data për zgjedhje, jam i lumtur që më në fund pas 17 viteve do të kemi zgjedhje të rregullta parlamentare”, tha Kovaçevski, duke shtuar se takimi i liderëve ka kaluar në atmosferë pozitive

    Ndërkohë i pyetur rreth kryeministrit teknik, ai me përgjigje se për këtë çështje ka një marrëveshje me partnerëve të koalicionit, dhe ai dhe partia e tij do të respektojnë marrëveshjen.

    Lajmi Paraprak

    Fletarrest ndërkombëtar për Ljupço Palevskin, i dyshuar për organizimin e vrasjes së 14 vjeçares

    Lajmi i rradhës

    Rivarroset trupi i Liridona Ademajt

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë