Në fshatin Rracaj të Gjakovës, sot është bërë rivarrimi i turpit të Liridona Ademajt, e cila u vra mbrëmjen e 29 nëntorit në Prishtinë.
Ajo me kërkesë të familjes është zhvarrosur nga varrezat e fshatit Cërmjan.
Në ceremoninë e rivarrimit kanë marrë pjesë edhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ministrja Rozeta Hajdari dhe ministrja Donika Gërvalla.
Prezent janë parë edhe deputetë e qytetarë të shumtë.
Ndërkaq familjarët e Liridona Ademaj, kanë hapur të pame në fshatin Rracaj.
Për vrasjen e Liridona Ademajt janë arrestuar tre persona ndaj të cilëve është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.
Në mesin e tyre është edhe bashkëshorti i saj, Naim Murseli, i cili dyshohet se ka orkestruar vrasjen e bashkëshortes së tij.