Kovaçevski: Përgjegjës për transportin në Shkup është Arsovska

    Kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski deklaroi sot se së shpejti do të thirret në Qeveri një takim me përfaqësuesit e Transportuesve privat, në të cilin takim sipas tij duhet të marrin pjesë edhe nga Qyteti i Shkupit dhe NQP-ja.

    “Përshëndes vendimin për zhbllokimin e rrugëve, kam thënë se nën kërcënim dhe kushtëzime nuk thërras takim. Unë si kryeministër dhe si Qeveri kam thënë se kemi përgjegjësi, do të organizojmë mbledhje ku do të thirren transportuesit privat, do të thirren përfaqësues të Qytetit të Shkupit dhe NQP-së, pasi ti marrim të gjitha informatat, atëherë do të bëjmë përpjekje të ndihmojmë, megjithatë zgjidhja e problemit është në duart e Qytetit të Shkupit. Do të përsëris edhe njëherë se ky problem është shkaktuar nga VMRO-DPMNE të cilët premtuan shumë gjëra por nuk realizuan asgjë ”, tha Kovaçevski. 

    Lajmi Paraprak

    Pendarovski: MPB vazhdimisht e angazhuar, nuk ka nevojë për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë

    Lajmi i rradhës

    Drejtori i ri i ASK-së vjen nga Departamenti që bëri lëshim në dhënien e shtetësisë së Onishçenkos

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë