Kovaçevski: politika nuk ka gisht në procedimin penal ndaj Drin Ahmetit

    Kryeministri Dimitar Kovaçevski thotë se politika nuk ka gisht në procedimin penal ndaj Drin Ahmetit, nipit të kryetarit të BDI-së Ali Ahemti, i cili më 30 dhjetor u arrestua pasi në veturën e tij u gjetën shumë mjete piroteknike. Kreu i Qeverisë thotë se i gjithë rasti i është dorëzuar Prokurorit përkatës, i cili duhet të vepron në përputhje me ligjin sikur ndaj çdo qytetari tjetër.

    Ndërkohë, nga Prokuroria Publike akoma nuk ka një përgjigje nëse ka mbaruar ekspertiza e mjeteve piroteknike të sekuestruara në veturën e Drin Ahmetit dhe nëse është saktësuar vepra penale për të cilën do të ndiqet. Në veturën e Drin Ahmetit me targa të Shqipërisë, policia sekuestroi rreth 750 mjete piroteknike vlera e të cilave arrijnë në disa mijëra euro. Ditë më parë Drin Ahmeti tha se fishekzjarrët janë blerë në mënyrë të rregullt dhe ishin dhurata për nipërit dhe mbesat e tij.

    “Bëhet fjalë për kontroll të rregullt gjatë të cilët është identifikuar një person i cili ka poseduar mjete piroteknike. I gjithë rasti i është dorëzuar Prokurorisë Publike për të proceduar sikur ndaj çdo qytetari tjetër”, tha Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

    Lajmi Paraprak

    Komunat rurale të Tetovës do ta kenë problem financimin e njësitit kundër zjarrit

    Lajmi i rradhës

    KLASAT ME MË PAK NXËNËS, ME MËSIM CILËSOR

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë