Kovaçevski premton se do të rritet paga minimale në RMV

    Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot në profilin e tij në Facebook ka shkruar se Qeveris është në anën e qytetarëve dhe se do të rritet paga minimale. Ai nuk saktëson se cila do të jetë shuma për pagën minimale.

    “Dialogu i hapur shoqërorë me të gjithë palët e prekura do të na çojë në zgjidhjen më të përshtatshme që është në interes të punëtorëve. Pres që nesër të kemi një vendim për rritjen e pagës minimale. Siç kam premtuar, ne do t’i zgjidhim në mënyrë efektive të gjitha çështjet në interes të qytetarëve dhe do t’i përmbushim premtimet. Ky është parimi dhe fryma në të cilën do të zgjidhen të gjitha çështjet që synojnë ngritjen e standardit jetësor të qytetarëve”, ka shkruar mes tjerash Kovaçevski.

    Ndryshe, Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë kërkon që paga minimale me ligj të bëhet 18.000 denarë, ndërkaq përfaqësues të punëdhënësve thonë se mund të përballojnë rritje prej 16.300 denarëve.

    Lajmi Paraprak

    Njeriu i afërt i Vuçiqit e pranon se UDB-a ka vrarë Jusuf Gërvallën

    Lajmi i rradhës

    Struga shënon rritje prej 25% të personave në dializë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë