Kovaçevski: Qeveria teknike është obligim ligjor për të gjitha partitë

    Kryeministri dhe kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski deklaroi se në mbledhjen e sontme të Këshillit ekzekutiv të partisë do të konstatohet vendimi që koordinatori i grupit parlamentar Jovan Mitreski të jetë kryetar i Kuvendit, pasi Talat Xhaferi u propozua nga BDI për kryeministër teknik, përcjell Nistori.

    “Do të diskutohet për kryetarin e Kuvendit, duke pasur parasysh se kryetari aktual i Kuvendit është propozuar për kryetar të Qeverisë Teknike dhe natyrisht Sekretari Organizativ dhe i Përgjithshëm do të paraqesin një raport për të gjitha aktivitetet operative që janë kryer gjatë javës së fundit, pas Bordit të fundit Ekzekutiv atë që kishim”, tha Kovaçevski mbrëmë para mbledhjes.

    Lidhur me njoftimet e opozitës VMRO-DPMNE se do të shqyrtojë nëse do të marrë pjesë në qeverinë teknike, Kovaçevski thotë se kjo është obligim ligjor.

    Ai përkujtoi se kohëve të fundit, ka pasur një takim të suksesshëm lidershipi në të cilin me një konsensus jashtëzakonisht të gjerë është dakorduar data e zgjedhjeve presidenciale dhe data e zgjedhjeve parlamentare në mandatin e rregullt dhe është përkrahur që ne do të kemi një qeveri teknike. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Si të këputet zinxhiri i femicidit?

    Lajmi i rradhës

    Çfarë është filicidi?!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë