Kovaçevski-Shmyhal: Admirojmë guximin me të cilin ukrainasit mbrojnë lirinë e tyre

    Foto: AIM

    Kryeministri Dimitar Kovaçevski dje vonë pasdite pati bisedë telefonike me kryeministrin e Ukrainës, Denis Shmigalj, me ç’rast i tha se bashkëndjejmë me Ukrainën dhe njëkohësisht jemi të mahnitur me guximin me të cilin ukrainasit e mbrojnë lirinë e vet dhe sovranitetin e shtetit, përcjell Nistori.

    “I përcolla se bashkë-ndjejmë me Ukrainën dhe në të njëjtën kohë admirojmë guximin me të cilin ukrainasit mbrojnë lirinë e tyre dhe sovranitetin e shtetit”, shkruan Kovaçevski.

    Kovaçevski thekson që ka njoftuar homologun ukrainas se Maqedonia e Veriut pajtohet me politikën e jashtme dhe politikën e sigurisë të vendeve anëtare në BE dhe NATO.

    “Jemi të gatshëm të pranojmë qytetarët e Ukrainës nëse ata kërkojnë strehim të përkohshëm në vendin tonë dhe mbetemi në kontakt për të gjitha aktivitetet e ardhshme për mbështetje dhe ndihmë”, ka shkruar mes tjerash Kovaçevski.

    Lajmi Paraprak

    Si lahen pushtetarët tanë?

    Lajmi i rradhës

    Legjitimiteti në politikë dhe në PD

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë