Kovaçevski: Të rinjtë duan të jetojnë të qetë dhe të pasur, ata nuk zgjohen dhe nuk flenë me Kushtetutën!

    Kuvendi me 70 vota “për” dhe 47 “kundër” dhe pa asnjë të përmbajtur, votoi rendin e ditës për seancën e 123-të, në të cilën ka vetëm një pikë në rendin e ditës, respektivisht Propozimi për qasje deri te ndryshimet kushtetuese, me të cilën parashihet futja e bullgarëve, malazezëve, kroatëve dhe hebrenjve në Preambulën e Kushtetutës. Për miratimin e nevojës për ndryshimet kushtetuese nevojiten 80 deputetë.

    Kryeministri Dimitar Kovaçevski në fjalimin e tij para deputetëve pas votimit të rendit të ditës për nisjen e seancës për ndryshimet kushtetuese tha se të gjithë duhet të votojnë “pro” këtyre ndryshiemve që zhbllokojnë procesin eurointegrues të vendit. Kovaçevski tha se rruga e vendit drejt BE-së ka pasur shumë padrejtësi, por që këto ndryshime duhet të bëhen për hirë të të ardhmes.

    “Të rinjtë nuk emigrojnë për shkak të Kushtetutës, ose versionin e tanishëm apo të nesërm të dy neneve. Jo, ata nuk zgjohen dhe nuk flenë me Kushtetutën, por me nevojën normale e njerëzore, që të jetojnë në shtëpi, në mënyrë normale, të pasuruar dhe të qetë, të jetojnë në mënyrë europiane, si bashkëmoshatarët e tyre në qytetet dhe fshatrat europiane”, tha Kovaçevski. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Si e ndryshuan luftërat jugosllave ushtrinë gjermane

    Lajmi i rradhës

    Pesë ushqimet më të mira me proteina për humbje peshe

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë